RMV, 85 numri i të sëmurëve me virusin korona, Filipçe: respektoni masat e Qeverisë

15.00 – Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe në një konferencë për media në ora 15.00 rikonfirmoi se numri i të infektuarve deri në ora 12 sot është 85, shkruan Portalb.mk. Ai tha se pritet numri të rritet.

“Gjendja e të sëmurëve është stabile, njëra është në gjendje kritike ndërsa 3 persona kanë gjendje të përkeqësuar. Ata që kanë formë të lehtë të sëmundjes, mjekohen në shtëpi. Edhe të Dibrës janë në gjendje stabile.” tha ai.

Filipçe tha se nga sot është në funksion linja telefonike për paraqitje të rasteve – 0800 002 03, ndërsa nga e hëna do të ketë dy pika kontrolli në Shkup.

Ai tha se tenderi për blerjen e pajisjeve respiratore do të përsëritet sepse askush nuk i ka plotësuar kushtet.

  • Numri i infektuar nëpër qytete
    Shkup            49 raste
    Dibër             30 raste
    Shtip              2 raste
    Kavadar         2 raste
    Gostivar        1 rast
    Ohër             1 rast

Filipçe tha se masat e izolimit nga shumë qytetarë nuk po respektohen. Për shkak të kësaj, tashmë janë përgatitur masa më rigoroze, të cilat do të shqyrtohen këtë pasdite në një seancë qeveritare.
Ai bëri apel deri te qytetarët të respektojnë masat e Qeverisë.

“Mosrespektimi i masave është i qartë, është evidente se ekziston një numër serioz i qytetarëve që nuk i marrin seriozisht apelet, mesazhe dhe rrezikun. Kemi përgjegjësi që t’i përforcojmë masat sepse ato do të kenë kuptim dhe do të japin rezultate vetëm nëse respektohen plotësisht”, tha Filipçe.

Qeveria po shqyrton mundësinë për sjelljen e masave shtesë dhe më shtrënguese për lëvizjen e qytetarëve, për të cilat do të diskutojë sot në mbledhjen që nis në orën 18.

*********************************

Ministria e Shëndetësisë e Maqedonisë së Veriut lajmëroi se edhe 9 persona të tjerë kanë rezultuar pozitiv në testin për virusin korona, shkruan Portalb.mk. Me këtë numri aktual i të infektuarve deri në ora 12 sot, e shtunë, shkoi në 85.

Siç lajmëron ministria, gjendja e të sëmurëve është stabile, në përjashtim prej një pacientes e cila është në aparate për frymëmarrje.

Deri më tani kemi të sëmurë nga: Shkupi, Dibra, Gostivari, Ohri, Shtipi dhe Kavadari.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button