RMV, letërnjoftimet do të kenë afat të vazhduar të vlefshmërisë

Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka sjellur vendim që vlefshmëria e dokumenteve të udhëtimit dhe letërnjoftimeve, afati i së cilave është i skaduar, të vazhdohet gjatë kohës së gjendjes së jashtëzakonshme, njofton Makfax, transmeton Portlab.mk,

Ndërkohë të gjitha veprimtarë si, zbatimi i trajnimeve për aftësimin e kandidatit për vozitës në auto shkolla dhe për zbatimin e testit të vozitjes së kandidatit për shofer në qendrat e testimit, si dhe afatet për vlefshmërinë e dokumenteve që në pajtueshmëri me ligjin janë vërtetuar për zbatimin e trajnimeve, përkatësisht provimeve, të ndërpriten, përkatësisht të suspendohen gjatë kohës së gjendjes së jashtëzakonshme.

Në seancë janë sjellur edhe urdhëresa me fuqi ligjore, me të cilat  provimi profesional për vlerësues, si dhe marrja e provimit për arritjen e kompetencave për gjeodet të autorizuar, shtyhet gjatë kohës së zgjatjes së gjendjes së jashtëzakonshme.

Ndryshe, në Maqedoninë e Veriut është shpallur gjendje e jashtëzakonshme nga data 18 mars 2020 dhe do të zgjatë 30 ditë. Kurse të infektuar në vend deri në këto momente ka 76 persona.

LEXO: Moti sot në Maqedoninë e Veriut (Mos dil, qëndro në shtëpi, të mbrohemi nga korona)

LEXO: RMV, Qeveria me masa më të rrepta restriktive në lidhje me parandalimin dhe përhapjen e koronavirusit

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button