Policia vazhdoi me kallëzimet penale për ata që nuk respektojnë rekomandimet e Qeverisë

Ministria e punëve të brendshme (MPB) raportoi se brenda 24 orëve, janë ngritur gjithsej 33 kallëzime penale, transmeton Portalb.mk.

Ministria e punëve të brendshme jep detaje për kallëzimet penale prej orës 07:00 deri në ora 07:00 sot në lidhje me mosrespektimin e masave kundër virusit korona.

Arrestimet dhe kallëzimet penale janë kryesisht bazuar në nenin 205 dhe 206 të Kodit penal, ku theksohet respektimi i rekomandimeve për parandalimin e epidemisë.

Në Gostivar u ngrit kallëzim penal ndaj 51 vjeçar V.A. nga fshati Çegran, në Tetovë u arrestua 55 vjeçari J.S. nga Gostivari, për shkak se në hotelin e tij ishin gjetur 6 persona, ndërsa në Dibër u ngrit kallëzim penal ndaj 42 vjeçarit L.O, si pronar i hotelit dhe 26 vjeçarit B.L, pronari i internet kafes.

Në Sektorin për punë të brendshme në Shtip u ngrit kallëzim penal ndaj 45 vjeçarit E.T. bazuar në nenin 206, paragrafi 1 të Kodit Penal për ‘mosrespektim të rregullave shëndetësorë gjatë kohës së epidemisë”. Me të njëjtin arsyetim edhe në Dellçevë u ngrit kallëzim penal për 45 vjeçarin G.A. nga Dellçeva, 49 vjeçari T.T. nga Sveti Nikolla, 40 vjeçari G.A. Koçani, si dhe në Strumicë u ngiten 12 kallëzime penale ndaj 14 personave, bazuar në nenin 205 dhe 206.

Ndryshe, Prokuroria sot deri te Gjykata Penale Shkup ka dorëzuar propozime për dhënien e urdhër-pagesave kundër 5 personave për veprën penale “Mosveprim sipas dispozitave shëndetësore gjatë kohës së epidemisë” sipas nenit 206, paragrafi 1 i Kodit Penal me çka të njëjtët gjobiten me nga 2.000 euro. Me të njëjtin arsyetim, Prokuroria e Kavadarit ka dorëzuar propozim për urdhërpagesë prej 4.500 eurove për një mjek.

Gjithashtu Prokuroria Themelore e Strugës deri te Gjykata e Strugës ka dorëzuar propozim për urdhër-pagesë prej 4 mijë euro ndaj një personi për shkak të veprës penale “Mosveprim sipas dispozitave shëndetësore gjatë kohës së epidemisë” sipas nenit 206 të Kodit Penal.

Sot, Kreshnik Bekteshi, Ministri i ekonomisë në RMV paralajmëroi tregtarët që të respektojnë rekomandimet e Qeverisë, përndryshe do të marrin dënim prej 5 mijë euro deri në burgim njëvjeçar, bazuar në nenin 205 dhe 206 të Kodit Penal.

LEXO: Reagoi Alternativa, Bekteshi: Dënim nga 5 mijë euro deri në burgim, për mosrespektuesit e rekomandimeve
LEXO: RMV, një mjek u dënua 4.500 euro pasi ka shkuar në punë në vend që të vetëizolohet
LEXO: 5 shkupjanë u dënuan me nga 2.000 euro: Nuk janë vetëizoluar
LEXO: Filipçe: Numri i të infektuarve nga virusi korona arriti në 70, një paciente në gjendje kritike
LEXO: RMV, një qytetar u dënua me 4.000 euro pasi nuk u vetëizolua
LEXO: Virusi korona, padi penale për dy dibranë: I kanë hapur lokalet, pavarësisht ndalesës

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button