Dimkovski: Ushqim ka, edhe pse jemi në gjendje të jashtëzakonshme aktivitetet nuk ndalojnë

Krahas asaj që gjendemi në situatë të jashtëzakonshme si shtet për shkak të koronavirusit, aktivitetet në bujqësi vazhdojnë. Po servisohen shërbimet ndaj prodhuesve, subvencionet po paguhen rregullisht dhe intensivisht punohet në gjetjen e zgjidhjes për të gjitha problemet e sapokrijuara siç është eksporti i qengjit, tha sot ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave.

Dimkovski nga konferenca për media në Qeveri edhe një herë dërgoi porosi deri te qytetarët se ushqim ka, se tërë industria ushqimore është mobilizuar dhe nuk ka hapësirë për panik.

Ndalesë është vendosur edhe për eksportin e grurit dhe miellit deri më 30 prill, prodhimet bujqësore në tregjet e gjelbëra mund të shiten, por vetëm nëse respektohen rekomandimet qeveritare në pjesën e mbajtjes së higjienës dhe distancës së paraparë mes njerëzve prej një metër, transmeton MIA.

Transporti i mallrave nuk është i ndaluar dhe do të kryhet sipas protokolleve speciale të sigurisë. Aktualisht, theksoi Dimkovski, MPJ është duke punuar me ministritë e jashtme të vendeve të tjera për të gjetur një protokoll të përbashkët transporti, i cili do të lejojë një qarkullim të qetë të mallrave. Me vendosjen e një protokolli të përbashkët, theksoi ai, transporti do të funksionojë pa probleme.

Për arsye sigurie, tregjet e bagëtive janë të mbyllura dhe lëvizja e dërgesave të kafshëve mund të kryhet vetëm nëse kafshët janë identifikuar si duhet dhe shoqërohen nga një certifikatë e vlefshme për gjendjen e shëndetit të kafshëve.

Ndalesa për eksportin e grurit, përkujtoi është me qëllim që të parandalohet shkelja e gjendjes së tregut në vend dhe të sigurohen sasi të mjaftueshme të grurit.

Potencoi se MBPEU punon intensivisht në gjetjen e zgjidhjes për blerjen e qengjave, sepse kulmi është për 10 ditë.

MBPEU, shtoi ai, është në komunikim të vazhdueshëm me ministritë e bujqësisë nga vendet e tjera në mënyrë që të shkëmbejnë përvoja dhe të marrin masa në agro-sektorit, vazhdimisht si ato të ndërmarra nga vendet anëtare të BE-së. Nëse është e nevojshme, do të ndërmerren veprime intervenuese për të menaxhuar të gjitha situatat e shfaqura dhe të paparashikueshme.

Para fillimit të konferencë për media, zëdhënësja e MBPEU, Sanja Jankovska kumtoi se prej sot konferencat në Qeveri do të zhvillohen vetëm përmes strimeve drejtpërdrejtë në ueb faqen e Qeverisë në jutjub, pa praninë e gazetarëve. 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button