Zaev: Do të zhvendoset pagesa e kësteve dhe kredisë

Do të jemi vendi me ndihmë më të madhe për kokë banori në rajon për sanimin e pasojave ekonomike nga pandemia globale me virusin korona, porositi lideri i LSDM-së, Zoran Zaev në profilin e tij në Facebook, transmeton Portalb.mk.

“Kemi përgatitur masa për mbështetje të ekonomisë, kompanive, punëtorëve dhe qytetarëve, fillimisht drejtuar tri sektorëve më të goditura – hotelerisë, turizmit dhe transportit. Së shpejti do të dalim me pako të re, të madhe të masave ekonomike. Qëllimi ynë është që t’i mbajmë kompanitë likuide dhe stabile, ndërsa të punësuarit të mbeten në kompanitë”, tha Zaev.

Ai shtoi se, ne jemi shtet në zhvillim, por të gatshëm që të mirëpresim këtë krizë, vijon zhvendosje të pagesave të kredisë dhe shtyrje e përmbarimit nga ana e përmbaruesve.

Lideri i LSDM-së, mbrëmë në emisionin Klik Plus në TV21 sqaroi se këstin muajit prill, kompanitë dhe qytetarët e goditur nga kriza do të mund ta paguajnë në muajin korrik.

“Nëse do të duhej ta paguajnë në prill, kanë edhe 12 këste të cilat u mbarojnë në prill të vitit 2012, duke filluar tani me atë moratorium të paguajnë nga korriku, 12 këste do t’ju mbarojnë në korrik të vitit 2012. Ajo do të thotë se kemi zhvendosje për tre muaj. Në këto tre muaj dhe 10 ditë, do të ndodhë edhe ndalimi  i të gjithë përmbaruesve, do të ketë urdhëresë me fuqi ligjore, tani Qeveria është në gjendje të jashtëzakonshme, do të ketë modalitete të shpejta dhe efikase”, theksoi Zaev.

Ai potencoi se me ekipin e ekspertëve punon në pako të madhe të re të masave ekonomike për mbështetje të ekonomikes, kompanive, punëtorëve dhe qytetarëve, për sanimin e pasojave ekonomike nga pandemia globale me virusin korona dhe paralajmëroi mbështetje financiare prej gjithsej 200 milionë euro në ekonomi.

Ndryshe, në Maqedoninë e Veriut është shpallur gjendje e jashtëzakonshme nga data 18 mars 2020 dhe do të zgjatë 30 ditë. Kurse të infektuar në vend deri në këto momente ka 67 persona.

LEXO: RMV, numri i të infektuarve nga virusi korona arriti në 67

LEXO: RMV, një qytetar u dënua me 4.000 euro pasi nuk u vetëizolua

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button