Shtimi i popullsisë rrit presionin ndaj pyjeve

Rritja e popullsisë në botë rrezikon një numër të madh pyjesh, me një ulje vjetore të mbulimit të pemëve në madhësinë e Britanisë së Madhe, shkruan Anadolu Agency, shkruan Portalb.mk.

“Shpyllëzimi ka çuar në ndikime katastrofike në jetën e kafshëve të egra në pyje, me numër në rënie mesatarisht me më shumë se gjysmën në pak se 40 vjet”, tha në një deklaratë Fondacioni për mbrojtjen e jetës natyrore në Asutrali (WWF).

Në prag të Ditës Ndërkombëtare të Pyjeve të shtunën, WWF tha se njerëzit kanë nevojë për pyje për të marrë frymë dhe ajër të pastër.

“Pyjet ndihmojnë në mbajtjen e klimës sonë të qëndrueshme, thithjen e dioksidit të karbonit dhe lëshimin e oksigjenit, rregullojnë furnizimin me ujë, sigurojnë një hapësirë ​​për rekreacion dhe janë shtëpi për kafshët”, thuhet në deklaratë.

Duke potencuar se bota çdo vit humb më shumë se 60 milionë hektarë të mbuluar me pemë, WWF u bëri thirrje njerëzve që të tregojnë mbështetje për kauzën e tyre duke përdorur #connect2forests.

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së në vitin 2012 caktoi 21-Marsin si Ditën Ndërkombëtare të Pyjeve.

Çdo vit në këtë ditë, vendet inkurajohen të ndërmarrin përpjekje lokale, kombëtare dhe ndërkombëtare për të organizuar aktivitete për të shpëtuar pyjet, siç janë mbjellja e fidaneve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button