COVID-19: Dezinformatat sërish e kapluan edhe botën edhe Ballkanin

Ndërsa bota po mundohet të ballafaqohet me një nga krizat më largpërfshirëse në dekadat e fundit dhe derisa shumë aspekte të jetës normale anembanë botës janë komprometuar, grup i caktuar personash i kanë mprehur shpatat, përkatësisht derisa kriza e arrin kulminacionin e saj, ata kanë vendosur të shkruajnë shumë më tepër në kompjuterët e tyre.

Kovid-19, shkurtesë nga ‘sëmundja koronavirus 2019’, (ang. COVID-19 – coronavirus disease 2019) ka shkaktuar një valë fushatash me lajme të rrejshme për të cilat besohet që janë të sponsorizuara nga media ruse që janë të lidhura me nivelin më të lartë të pushtetit politik në Rusi.

Tekste me lajme për operacione të mëdha ushtarake dhe dërgim i ushtrive në Evropë nga ana e lojtarëve të mëdhenj botërorë janë paraqitur në të gjitha anët. Tekstet e këtilla vijnë nga ueb-faqe të dyshimta për lajme, të krijuara të ngjajnë si media origjinale dhe serioze nga vende të ndryshme, zakonisht nga Perëndimi.

Sikur edhe çdoherë, tekstet bazohen në ngjarje të vërteta që zakonisht janë publikuar disa ditë më parë, kurse pastaj tekstet e rrejshme mbushen me të gjitha llojet e informatave për ngjarjen e njëjtë me qëllim që lajmet të jenë sa më senzacionale.

Mirëpo lajmet e rrejshme janë vetëm një element i dezinformatës që e pranojmë çdo ditë edhe atë me frekuencë të zmadhuar në kohë të ngjarjeve të cilat ndikojnë në jetën e shumë njerëzve të cilët, në anën tjetër, gjatë situatave të këtilla, menjëherë shndërrohen në lexues dhe klikime potenciale të cilat gjenerojnë të ardhura nga reklamat.

Këto ditë, shfrytëzuesit e mediave sociale kanë ndarë tekste apo fragmente të teksteve në të cilat flitet për pjesë të masave parandaluese që mund të ndërmerren për parandalimin e koronavirusit, si dhe masa për vetëizolim dhe distancim social që janë ndërmarrë nga qeverive në shumë vende, duke e përfshirë edhe Kosovën edhe Maqedoninë e Veriut.

Për shembull, në Fejsbuk është publikuar listë e masave të cilat këshillohet të aplikohen për të parandaluar përhapjen e koronavirusit. Lista është ndarë nga përdorues individual ose grupe të formuara për ndarje të këshillave dhe dhënie të ndihmës së ndërsjellë në komunitetet virtuale.

Lista përbëhej prej këshillave lidhur me atë si të bëhet vetë-kontrollim për koronavirus si dhe këshilla tjera për atë çfarë domethënie kanë simptome të caktuara.

“Nëse mund ta mbani frymën 10 sekonda pa kollitur ose pa pasur dhimbje në pjesën e kraharorit, jeni mirë, nuk keni koronavirus”, thotë njëra nga këshillat.

“Nëse hundën e keni të zënë apo ju rrjedh, kjo është vetëm ftohje, nuk keni koronavirus”, thotë një këshillë tjetër.

Megjithatë, ekspertët nuk pajtohen me këto këshilla.

Në tekstin e publikuar në ueb-faqen e “Si-En-En”-it ditën e martë, thuhet që masat në këtë listë “e cila me sa duket është shkruar në aplikacionin IPhone notes” nuk janë të bazuara në mjekësi. Ato në mënyrë të rrejshme i janë atribuar Bordit të Spitalit Stenford.

Specialist për sëmundje infektive ka biseduar me “Si-En-En” dhe ka ndihmuar të zbulohen dezinformatat të cilat i përmbajnë këshillat në këtë listë, të cilat përhapen në internet dhe shpejtë i tejkalojnë barrierat gjuhësore.

Sa i përket procedurës së përmendur më sipër për vetë-kontrollim, dr. Robert Legar Atmar për “Si-En-En” ka deklaruar se ajo nuk është e saktë, për shkak se kur dikush ka infeksion akut viral merr frymë me vështirësi për arsye se kanalet e frymëmarrjes janë të irrituara, por mbajtja e frymës për 10 sekonda nuk donë të thotë se personi nuk është i infektuar me koronavirus.

Ngjashëm me atë, eksperti i përgënjeshtroi edhe pohimet tjera nga lista, duke i quajtur mite.

Një post i publikuar në kanalin social Tuiter të Universitetin Stenford reagoi ndaj përhapjes së kësaj dezinformate, për të cilën në masë të madhe besohet që është krijuar nga pronarë të ueb-faqeve për lajme të rrejshme në kërkim të më shumë të ardhurave në këto kohëra turbulente.

Lista në fjalë është ndarë në Fejsbuk dhe në rrjete tjera sociale gjatë ditëve kur qeveria e Kosovës inkorporoi masa në tentativë për ta kontrolluar përhapjen e koronavirusit, pasi zyrtarisht u publikuan rastet e para të pacientëve të infektuar.

Ministri për Punë të Brendshme i Kosovës, Agim Veiu, tha që ata të cilët përhapin lajme të rrejshme për masat dhe punë tjera lidhur me koronavirusin do të ballafaqohen me ligjin dhe do të jenë të përndjekur. Paralajmërim të ngjashëm shqiptoi edhe Ministria për Punë të Brendshme e Maqedonisë së Veriut më 11 mars.

“Nuk do të ketë kompromis. Të gjithë ata që përhapin lajme të rrejshme do të jenë të sanksionuar”, thuhet në deklaratën e Ministrisë për Punë të Brendshme të Maqedonisë së Veriut.

Drejtoresha ekzekutive e Këshillit për etikë në mediat në Maqedoninë e Veriut, Marina Tuneva, gjatë një adresimi për mediat, tha që panik mund të nxitë ndjenja e stërngarkimit me informata që vijnë nga media të ndryshme dhe në forma të ndryshme, kurse kjo mund të shkaktojë mungesë të informatave të vërteta, që në anën tjetër, shkakton dëm edhe më të madh.

Prapë se prapë, platformat më të mëdha teknologjike në botë vetëm se e kanë detektuar rrezikun nga lajmet e rrejshme dhe dezinformatat që cilat qarkullojnë në internet dhe kanë paralajmëruar se bashkërisht luftojnë kundër mashtrimeve dhe dezinformatave për KOVID-19.

Autor: Arian Lumezi

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button