TVSH-ja ime, u tërhoq fituesi i 3 milionë denarëve

Rreth 42 milionë llogari që i kanë skenuar 216 mijë qytetarë kanë marrë pjesë në tërheqjen publike të shpërblimit kryesor të “TVSh-ja ime”, prej 3 milionë denarëve ndërkaq fitues është Dejan Petkov nga Shtipi, njofton Portalb.mk.

Tërheqja u transmetua në Kanal 5 në terminin e mbrëmjes.

Deri më tani thonë nga ministria e Financave tre herë janë tërhequr 45 dhurata me nga 100 mijë denarë, ndërkaq do të ketë edhe 15 tërheqje tjera nëntëmujore të cilat janë nga 100 mijë denarë.

Më së shumti llogari fiskale gjatë ditës janë skenuar më 6 mars edhe atë 717 mijë llogari, gjatë së cilës është realizuar qarkullim prej 304 milionë denarë, për të cilat është paguar TVSH prej 32.5 milionë denarë. Për llogaritë e skenuara qytetarët do të marrin 878 mijë denarë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button