RMV, policia nuk e ka gjetur në shtëpi: Dënim për një qytetar që ka refuzuar të vetëizolohet

Prokuroria Publike e Kavadarit deri te Gjykata Themelore e Kavadarit ka dorëzuar propozim për urdhër-pagesë kundër një personit i cili është i akuzuar se ka kryer vepër penale “mosveprim sipas dispozitave shëndetësore gjatë kohës së epidemisë” nga neni 206, paragrafi 1 i Kodit Penal, i cili parashikon dënim me burg ose në para për personat fizik, njofton Portalb.mk.

“I akuzuari me paramendim nuk ka vepruar sipas urdhrit me shkresë të ministrisë së Shëndetësisë me të cilën caktohen masat për parandalimin ose shkatërrimin e pandemisë së virusit korona. Ai ka hyrë në shtet më 16 mars në orën 23:15, duke u kthyer nga Gjermani, shtet me nivel të mesë të rrezikut, sipas listës së OBSh-së. Pastaj, ka refuzuar që të nënshkruajë deklaratë për vetëizolim të obliguar dhe ta pranojë urdhrin e shkruar të Ministrisë së Shëndetësisë. Më 17 mars, në ora 13:00, kur nga ana e zyrtarëve policor të Kavadarit është kryer kontroll në shtëpinë e tij në fshatin Debrishtë të Rosomanit, i akuzuari nuk ka qenë në shtëpi dhe nëpërmjet telefonit ka deklaruar se është duke ngarkuar mall në Strumicë”, informojnë nga Prokuroria.

Prokurori publik, në pajtueshmëri me Ligjin për Procedurë Penale, i ka propozuar Gjykatës që të akuzuarit t’i shqiptohet dënim me para në lartësi prej 50 gjobave ditore.

Portalb.mk, ka kontaktuar me Prokurorinë për të pyetur se sa është vlera e dënimit, megjithatë nga Prokuroria thonë se atë e vendos Gjykata e Kavadarit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button