RMV, Paraqitni në këtë numër dhe e-mail mosrespektimin e masave të Qeverisë për koronën

Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë së Veriut informoi sot se të gjithë qytetarët mund të informohen në numrin e telefonit 08000021 për kompetencat e policisë që kanë të bëjnë me ballafaqimin dhe veprimtarinë e MPB në parandalimin e përhapjes së virusit korona, njofton Portalb.mk.

Ministri i Punëve të Brendshme, Naqe Çulev, informoi sot se kjo linjë telefonike funksionon 24 orë, dhe është në gjuhën maqedonase dhe shqipe.

Njëkohësisht, MPB ka hapur edhe e-mail adresë [email protected] për parashtrimin e pyetjeve apo për paraqitjen e rasteve për mosrespektimin e udhëzimeve të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut.

LEXO: Partitë njëzëri i anuluan zgjedhjet, Zaevi kërkon që të shpallet gjendje e jashtëzakonshme

LEXO: UDHËZUES: Të gjitha masat dhe këshillat në luftën kundër koronavirusit

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button