Irani do të burgosë ata që shkelin masat për Covid-19

Personat në Iran të infektuar nga koronavirusi por që nuk zbatojnë masat për të penguar përhapjen e pandemisë do të ndëshkohen, bëjnë të ditur burime gjyqësore, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Të infektuarit nga koronavirusi që tentojnë ta fshehin atë, nuk e karantinojnë veten e tyre ose nuk vizitojnë qendrat mjekësore për të marrë trajtim dhe vazhdojnë praninë e tyre dhe aktivitetet në shoqëri do të burgosen për të paktën një vit”, njofton agjencia iraniane e lajmeve gjysmë zyrtare Mehr, e cila citon zyrtarin e nivelit të lartë nga gjyqësori iranian, Reza Masoudifar.

Masoudifar tha se çdo kërcënim për shëndetin publik është “krim”.

Numri aktual i vdekjeve nga koronavirusi në Iran është 853 ndërsa numri i të prekurve 14.991.

Virusi i njohur si Covid-19 u shfaq në Wuhan të Kinës dhjetorin e kaluar dhe është përhapur në të paktën 146 vende dhe territore. Organizata Botërore e Shëndetësisë e shpalli shpërthimin një pandemi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button