Prej nesër 10 ekipe mobile të Kryqit të Kuq do t’iu ndihmojnë grupeve të qytetarëve të lëndueshëm në Shkup

Prej nesër Kryqi i Kuq i Qytetit të Shkupit, në bashkëpunim me Birrarinë Shkup, fillon me përkrahje logjistike për grupet e lëndueshme në territorin e Qytetit. Në funksion do të lëshohen 10 ekipe mobile që do të vendosen në pesë lokacione nëpër qytet, si dhe ekip plotësues për personat e pastrehë që do të pozicionohet në Momin Potok, njofton Portalb.mk.

“Ekipet do të funksionojnë çdo ditë pune, nga ora 08.30 deri në ora 12.30, kurse detyrë e tyre do të jetë të bëjnë furnizim të domosdoshëm për blerjes të ilaçeve, produkte ushqimore dhe mjete për higjienë personale dhe të njëjtat t’i dërgojnë në shtëpitë e personave të moshuar, personat e fizikisht të dobët të cilët jetojnë vetëm, personat me sëmundje kronike, në familjet me persona me nevoja të veçanta, prind të vetëm dhe kategori tjera të qytetarëve të lëndueshëm të cilët jetojnë në Shkup. Qëllimi i këtij aktiviteti është të mundësojë mbështetje për këta persona, që ata të mos kenë nevojë të dalin nga shtëpitë e tyre dhe në atë mënyrë do të zvogëlohet rreziku nga infektimi me virusin Kovid-19 (koronavirusi)”, thuhet në komunikatën e Kryqit të Kuq.

Ekipet do të përbëhen nga dy persona, një anëtarë për logjistikë dhe një person i trajnuar për të dhënë ndihmë bazike mjekësore. Shërbimin që do ta sigurojnë do të jetë falas, kurse qytetarët do të paguajnë vetëm për artikujt ose ilaçet që duhet t’u dorëzohen. Shpenzimet për punë të ekipeve mobile do të mbulohen nga Birraria Shkup, qyteti i Shkupit dhe komunat e Shkupit.

Për thirrje të ekipeve mobile qytetarët do të mund t’i përdorin këto numra të telefonit:

  • Kryqi i Kuq Qendër:                      070/297-166                        02/3115-029
  • Kryqi i Kuq Kisella Voda:              070/379456                         02/3211-417
  • Kryqi i KuqÇair:                         070/208383                         02/2621-924
  • Kryqi i Kuq Karposh:                    070/226136                         02/3068-806
  • Kryqi i Kuq Gazi Babë:                 071/243078                         02/2529-153
  • Ekip për persona të pastrehë                                              02/3096-227

Përveç kësaj, prej nesër fillojnë të funksionojnë edhe dy SOS-linja telefonike të Kryqit të Kuq, çdo ditë pune nga ora 09.00 deri 13.00, në të cilat qytetarët do të mund të pranojnë përkrahje psiko-sociale që më lehtë të përballen me stresin nga gjendja aktuale. Personat e moshuar dhe të dobët fizikishtr të cilëve u nevojitet përkrahje psiko-sociale mund të paraqiten në numrin telefonik: 075/352-246, kurse qytetarët tjerë në numrin telefonik: 071/379-119.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button