Maqedonia e Veriut në NATO: Spanja e ratifikoi protokollin e anëtarësimit

Spanja e ratifikoi protokollin për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO, njofton Portalb.mk.

Ministri i Jashtëm, Nikolla Dimitrov, e falënderoi Spanjën, veçanërisht se e votoi në rrethana kur bota po përballet me virusin korona.

Spanja do ta deponojë ratifikimin në Stejt Department, Uashingtoni do të dërgojë informatë në Bruksel dhe pastaj zyrtarisht nga NATO do të kërkojnë që edhe Maqedonia e Veriut ta dorëzojë në NATO.

Me atë, mbaron procesi i anëtarësimit.

Në këtë seancë pika e vetme ka qenë – votimi i protokollit, ndërkaq shumica e deputetëve spanjoll kanë votuar nëpërmjet video-konferencës, për shkak të virusit korona.

Pas ratifikimit, ka uruar kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti.

“Urime të dashur qytetarë. Ky angazhim i joni i gjatë dhe përplot përpjekje të pandara sot u rrumbullakua në Spanjë me ratifikimin e fundit të protokollit për anëtarësim. Në asnjë çast nuk u ndamë nga qëllimi ynë dhe asnjëherë nuk u lëkundem nga ky përcaktim i të gjithë neve. Edhe kur të gjithë dyshuan, edhe kur të gjithë ngrenë dorë nga ky rrugëtim, ne me këmbëngulje vijuam drejtimin euroatlantik të këtij vendi, ia vlejti dhe ia dolëm. Ju faleminderit shumë për gjithë mbështetjen ndër këto vite, ndoshta ishte proces i ngadaltë, por me guxim dhe përcaktim të palëkundur, arritëm një të ardhme të sigurt. Radhën e ka Bashkimi Evropian. Datë tani!”, ka shkruar Ahmeti.

Procesi i ratifikimit të Protokollit nga shtetet anëtare erdhi pasi që ai fillimisht është nënshkruar më 6 shkurt në Bruksel, pas zgjidhjes së kontestit me Greqinë për ndryshimin e emrit dhe nënshkrimin e Marrëveshjes së Prespës. Pasi të gjitha vendet anëtare të NATO-s ta ratifikojnë Protokollin në Kuvendet e tyre, Maqedonia e Veriut do të bëhet anëtarja e 30 e NATO-s.

Ky Protokoll është ratifikuar nga 28-të shtetet anëtarë të NATO-s, ndërkaq votimi në Senatin e Spanjës është stacioni i fundit për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO.

LISTA E VENDEVE QË DERI MË TANI E KANË RATIFIKUAR PROTOKOLIN

  1. Bullgaria e ratifikoi Protokollin për anëtarësimin e RMV-së në NATO
  2. Greqia e ratifikoi Protokollin për anëtarësimin e RMV-së në NATO
  3. Sllovenia e ratifikoi Protokollin për anëtarësim të RMV-së në NATO
  4. Shqipëria e ratifikoi Protokollin për anëtarësim të RMV-së në NATO
  5. Kroacia e ratifikoi Protokollin për anëtarësimin të RMV-së në NATO
  6. Mali i Zi e ratifikoi Protokollin për anëtarësim të RMV-së në NATO
  7. Rumania e ratifikoi Protokollin për anëtarësim të RMV-së në NATO
  8. Lituania e ratifikoi Protokollin për anëtarësim të RMV-së në NATO
  9. Danimarka e ratifikoi Protokollin për anëtarësim të RMV-së në NATO
  10. Sllovakia e ratifikoi Protokollin për anëtarësim të RMV-së në NATO
  11. Polonia e ratifikoi Protokollin për anëtarësim të RMV-së në NATO
  12. Norvegjia e ratifikoi Protokollin për anëtarësim të RMV-së në NATO
  13. Gjermania e ratifikoi Protokollin për anëtarësim të RMV-së në NATO
  14. Belgjika e ratifikoi Protokollin për anëtarësim të RMV-së në NATO
  15. Portugalia e ratifikoi Protokollin për anëtarësim të RMV-së në NATO
  16. Letonia e ratifikoi Protokollin për anëtarësim të RMV-së në NATO
  17. Estonia e ratifikoi Protokollin për anëtarësim të RMV-së në NATO
  18. Kanada e ratifikoi Protokollin për anëtarësim të RMV-së në NATO
  19. Hungaria e ratifikoi Protokollin për anëtarësim të RMV-së në NATO
  20. Turqia e ratifikoi Protokollin për anëtarësim të RMV-së në NATO
  21. Çekia e ratifikoi Protokollin për anëtarësim të RMV-së në NATO
  22. SHBA-ja e ratifikoi Protokollin për anëtarësim të RMV-së në NATO
  23. Italia ratifikoi Protokollin për anëtarësimin të RMV-së në NATO
  24. Britania ratifikoi Protokollin për anëtarësimin të RMV-së në NATO
  25. Franca e ratifikoi Protokollin për anëtarësimin e RMV-së në NATO
  26. SHBA ratifikoi Protokollin për anëtarësimin e RMV-së në NATO
  27. Islanda e ratifikoi Protokollin për anëtarësimin e RMV-së në NATO
  28. Holanda e ratifikoi Protokollin për anëtarësimin e RMV-së në NATO

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button