fbpx

Bekteshi: Nuk ka vend për panik, ka mjaftueshëm furnizime ushqimesh, çmimet do të ngrijnë nëse është e nevojshme

Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi së bashku me drejtorin e Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë Zoran Atanasov dhe inspektorët e Inspektoratit Shtetëror të Tregut ishin në kontroll të jashtëzakonshëm në disa prej supermarketeve në Shkup, transmeton Portalb.mk.

Pasiqë nga fundjava, ka pasur rritje numri i  konsumatorëve dhe blerjeve të ushqimit,  të produkteve sanitare dhe të tjera si rezultat i panikut të qytetarëve nga virusi Covid 19, inspektorët kanë dalur  në teren për të monitoruar sigurinë dhe funksionimin e supermarketeve në përputhje me rekomandimet e fundit të Qeverisë.

Ministri Bekteshi informoi se Ministria e Ekonomisë në bazë të Ligjit për Tregti ka autoritetin të ndërhyjë në masa për ngrirjen e çmimeve të produkteve të caktuara në mënyrë që të shmangen tronditjet e çmimeve.

„ Nuk ka vend për panikë lidhur me sigurimin e produkteve bazë ushqimore. Sipas të dhënave në dispozicion të Ministrisë së Ekonomisë, unë do të doja të informoja qytetarët se ka furnizime të mjaftueshme dhe nuk ka nevojë që qytetarët të blejnë rezerva plotësuese ushqimore në familje. Po krijohet bujë nëpër supermarkete, duke rritur  kështu mundësinë e përhapjes së virusit Covid 19. Ne si Ministri e Ekonomisë, në përputhje me dispozitat e Ligjit për Tregti, i kemi propozuar Qeverisë masa për ngrirjen e çmimeve të mallrave bazë, në mënyrë që të shmangen tronditjet e çmimeve. Këto masa do të diskutohen në seancën e sotme qeveritare. Qëllimi ynë kryesor është të mbrojmë qytetarët, por duhet të kemi parasysh që Maqedonia eVeriut është një vend i varur nga importi dhe ne nuk mund të ndikojmë në çmimet e importit, por ende jemi duke marrë parasysh masat dhe mundësitë për të reaguar në mënyrë që të mos shkaktohen tronditje të mëdha të çmimeve ”, theksoi Bekteshi.

Ministri u bëri thirrje qytetarëve që të respektojnë rekomandimet e Qeverisë për mbrojtje nga koronavirusi, por edhe të respektojnë rregullat e supermarketeve në mënyrë që të qëndrojnë të mbrojtur nga përhapja e virusit.

Lidhur me faktin se Inspektorati i Tregut në kontrollet e jashtëzakonshme të realizuara në teren gjatë fundjavës mbylli disa kafene dhe restorante që nuk respektuan masat e Qeverisë dhe punuan edhe pse ishte e ndaluar, Bekteshi deklaroi se inspektorët e Inspektoratit Shtetëror të Tregut janë 24 orë në teren dhe punojnë në mënyrë intensive, por ai bëri thirrje për ndërgjegjësim më të madh në mesin e pronarëve të objekteve afariste dhe tha se kushdo që nuk zbaton masat do të ndëshkohet sipas Kodit Penal.

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close