BDI po aktivizon vullnetarët në terren në kohë izolimi, sa të mbrojtur mund të jenë ata?

Në kohë kur Qeveria e Maqedonisë së Veriut, vazhdimisht bën apele për mos dalje në qytet për masa kujdesi, BDI e cila është në qeveri, ka bërë thirrje të shkohet nëpër shtëpi të të moshuarve, sipas tyre, për ndihmë. Redaksia jonë shtroi disa pyetje te kjo parti se si mendon kjo parti të sigurojë se në fakt, nuk po rrezikon më shumë banorët dhe shpërndarjen eventuale të infeksionit të virusit COVID-19.

Zëdhënës i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Bujar Osmani, një deklaratë për Portalb.mk, deklaroi se aktivistët e partisë të cilët janë të angazhuar për t’i ndihmuar personat në moshë gjatë periudhës së krizës me virusin korona do të jenë të pajisur me maska, doreza dhe infektues për të parandaluar infektimin/shpërndarjen e virusit.

Ai nuk dha detaje në lidhje me atë se kush e inicioi këtë aktivitet dhe kush e ndihmon të njëjtën?

“Aktivistët do të jenë të mbrojtur me maska, doreza dhe mjete dezinfektuese dhe në vend që të moshuarit të hyjnë në supermarkete dhe barnatore të kenë kontakte me dhjetëra persona të pambrojtura, do të kenë një kontakt të kontrolluar dhe të mbrojtur”, u përgjigj Osmani në pyetjen tonë se a ka rrezik që ata më shumë të rrezikojnë sesa të ndihmojnë të tjerët?

Ai shtoi se modeli i zgjedhur është bërë sipas praktikave botërore dhe kanë konsultuar ekspertë shëndetësorë, por nuk tregoi se sa në fakt janë të përagtitur për të qenë sa më efektiv dhe të mos rrezikojnë të tjerët?

“Modeli ishte në bazë të eksperiencës botërore dhe në konsultim me ekspertë shëndetësorë. Na vjen mirë që të gjitha komunat kanë ndjekur modelin tonë dhe po formojnë ekipe vullnetarësh”, shtoi Osmani.

BDI sot gjithashtu dërgoi një kumtesë në lidhje me aktivitetin, ku thuhej se ata kujdesen për personat kryesisht mbi 65-vjeçar, personat e palëvizshëm dhe ata që janë në izolim si masë parandaluese.

“Nëse duhet të qëndroni në shtëpi për shkak virusit korona dhe ju nevojitet mbështetje, telefononi në linjën tonë telefonike 0800 55 000, çdo ditë nga ora 08:00 deri në orën 18:00. Vullnetarët në lagjen tuaj kanë nderin t’ju ofrojnë mbështetje në nevojat e juaja të përditshme – siç janë dërgesat për ushqime ose barna nga farmacitë si dhe transport të nevojshëm – falas. Sepse ne kujdesemi. Arsyeja pse kemi vendosur që ta angazhojnë strukturën tonë organizative mbi të gjitha se ne #KUJDESEMI për shëndetin e qytetarëve tanë dhe ju mundësojnë që t’i zbatojmë rekomandimet e Qeverisë për të qëndruar në shtëpi”, thonë nga BDI.

Aktivitet të ngjashëm kanë ndërmarrë edhe Komuna e Gostivarit dhe Komuna e Butelit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button