Çekia u vendos në karantinë të plotë për shkak të Covid-19

Qeveria e Çekisë ka marrë vendim për karantinë në të gjithë territorin e vendit për shkak të koronavirusit të ri (Covid-19), raporton Anadolu Agency (AA).

Kryeministri çek, Andrej Babis zhvilloi konferencë për media pas një takimi të jashtëzakonshëm të kabinetit.

Babis tha se karantina do të vendoset në të gjithë vendin deri më 24 mars për të parandaluar përhapjen e virusit.

Ai tha se qytetarët mund të dalin vetëm për të shkuar në punë dhe spitale ose për të blerë nevoja themelore.

Ndërkohë, ministri i Shëndetësisë, Adam Vojtech tha se numri i rasteve të konfirmuara në vend është rritur në 239.

Republika e Çekisë shpalli gjendje të jashtëzakonshme më 12 mars për të parandaluar përhapjen e virusit.

Pas shfaqjes së koronavirusit në Wuhan, dhjetorin e kaluar, virusi i njohur zyrtarisht si Covid-19, është përhapur në të paktën 141 vende dhe territore.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button