RMV, janë mbyllur zyrat konsullore dhe e vizave në Ambasadën e Gjermanisë

Si pasojë e përhapjes së vazhdueshme të virusit korona (COVID-19), Zyra konsullore dhe ajo e vizave pranë Ambasadës Gjermane, duke filluar pjesë sot, do të jenë të mbyllura për vizitorët (aplikuesit)  për një kohë të pacaktuar. Të gjitha terminet, tashmë të konfirmuara nga ana e Ambasadës, me automatizëm do të riregjistrohen për një  periudhë të mëvonshme, njofton Portalb.mk.

“Në rast se posedoni vetëm nënshtetësinë gjermane dhe pasaportës ose letërnjoftimit gjerman në dy muajt e ardhshëm i skadon afati ose tashmë është i pavlefshëm, Ju lutemi të paraqiteni në e-mailin  [email protected] . E-mailit Tuaj bashkëngjiten kopjen e pasaportës ose letërnjoftimit”, thonë nga Ambasada.

Ambasada në faqen e saj të internetit www.skopje.diplo.de menjëherë do të informojë pasi të jetë normalizuar situata me vizitorët (aplikuesit) dhe caktimin e rregullt të termineve.

“Shprehim keqardhje për kufizimet dhe lusim për mirëkuptim për masat e domosdoshme!”, thonë nga Ambasada.

Portalb.mk

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button