fbpx

Virusi korona, Zyrtare: 5 qytetarë tjerë me virusin korona, 4 prej tyre punonjës mjekësor nga Dibra

18:00 Ministria e shëndetësisë raportoi se nga testimi i 10 pacientëve, 5 kanë rezultuar pozitiv në testimin për virusin korona, transmeton Portalb.mk.

“Pozitive është bashkëshortja e tashmë pacientit të diagnostikuar nga Shkupi dhe 4 punonjësve mjekësor – dy doktor dhe dy motra medicinal nga Dibra”, deklarojnë nga MSH-ja.

MSH-ja theksoi se tashmë numri i pacientëve të prekur me virusin është 31.

*************************************************************************************************************************

Pas testimeve të pacientëve të dyshuar të jenë të infektuar me koronavirus, pesë rezultate kanë rezultuar pozitive.

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, bëri të ditur se bëhet fjalë për 4 persona nga Dibra dhe 3 nga Shkupi, 2 prej të cilëve kanë rezultuar pozitiv në spitalin Zhan Mitrev, por rezultati i të cilëve duhet të konfirmohet edhe në analizat e shëndetit publik. Për tre persona testimet kanë dalë negativë.

“Sot kemi 5 raste të reja pozitive, dhe dy pacientë të tjerë që janë diagnostifikuar në një laborator tjetër dhe që do të duhet të konfirmohen nesër në laboratorin tonë të Shëndetit publik. Mëngjesin e sotëm janë testuar 7 persona, negative janë rezultatet e 3 pacientëve nga Dibra që kanë qenë në kontakt me të infektuarit si dhe të dy personave nga Shtipi, dhe një personi personi nga Klinika infektive në Shkup. Rezultatet pozitive janë të një paciente nga Klinika Infektive në Shkup, ka 54 vjet dhe ka ardhur nga Holanda, janë gjetur kontaktet me të gjithë anëtarët. Gjatë pasdites janë testuar edhe 10 persona tjerë” tha Filipçe.

********************************************************************************************************************************

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, në konferencën për shtyp të orës 12:30, informoi se për momentin po testohen 7 persona për virusin korona, njofton Portalb.mk.

“Tre prej atyre personave janë nga Dibra dhe kanë simptoma të gripit, ndërkaq dy janë prej Shtipit dhe dy janë në Klinikën Infektive, të cilët kanë udhëtuar prej vendeve me rrezik të lartë, Austrisë dhe Gjermanisë”, tha Filipçe.

Ministri informoi se të gjithë personat e hospitalizuar me virusin korona janë në gjendje stabile.

Ministri edhe njëherë apeloi që të respektohen të gjitha masat e Qeverisë që sa më lehtë të përballemi me virusin.

Filipçe apeloi që të ketë vetëorganizim në markete me qëllim që të mos bëhen rrëmuja.

Apeli i ministrit erdhi pasi që në ditët e kaluara ka blerje masive nëpër markete, nga frika e harxhimit të produkteve.

Deri më tani numri i të infektuarve në Maqedoninë e Veriut mbetet 18, shumica e tyre janë prej Dibrës.

Paraprakisht, Ministria e Shëndetësisë informoi se se pacientja e parë e infektuar me virusin korona, sot është lëshuar në mjekim shtëpiak, pasi që testimet kanë dalë negative.

“Ajo është testuar për të dytën herë pas diagnostifikimit të virusit, testet e saja janë negative ndaj virusit korona dhe ajo ndihet mirë”, thonë nga Ministria e Shëndetësisë.

Gjendja shëndetësore e pacientëve pozitiv të virusit korona të cilët mjekohen në Klinikën për Sëmundje Infektive është stabile.

Ata shtuan se në gjendje stabile është edhe pacientja nga Dibra, e cila ishe e kyçur në aparatet për frymëmarrje.

“Pesë pacientët të cilët mjekohen në Spitalin e Dibrës janë në gjendje të mirë shëndetësore”, thonë nga Ministria e Shëndetësisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button