Britani, foshnja e sapolindur infektohet me koronavirus, nëna e tij në gjëndje të rëndë

Një foshnjë e porsalindur në Britani është pacienti më i ri i infektuar me koronavirus, transmeton OraNews.

Nëna e fëmijës u shtrua në spital ditë më parë me pneumoni të dyshuar, por ajo rezultoi pozitive me Covid-19 vetëm pas lindjes.

Pasi mjekët e konfirmuan me Covid-19 nënën, u testua dhe foshnja që rezultoi gjithashtu pozitiv, shkruan The Telegraph.

Nëna dhe foshnja po trajtohen në spitale të veçanta larg njëri-tjetrit pasi gjendja e nënës ishte më e rëndë.

I porsalinduri po mjekohet në Spitalin North Middlesex ku lindi, ndërsa nëna u transferua në një spital të specializuar për infeksione.

Mjekët po përpiqen të gjejnë mënyrën sesi u infektua foshnja, në mitër apo gjatë lindjes.

Autoritetet shëndetësorë po përpiqen urgjentisht të zbulojnë rrethanat që fshihen pas infeksioneve të tyre.”

Zyrtarët kanë deklaruar se gratë shtatzëna dhe foshnjat janë shumë pak të rrezikuar nga koronavirusi dhe ka të ngjarë të kenë vetëm simptoma të buta.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button