RMV, dënime nga inspektorati në lidhje me mosrespektimin e rekomandimeve të Qeverisë për virusin korona

Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka paralajmëruar dënime në bazë të nenit 205 dhe nenit 206 nga Kodi penal për mosrespektim të rekomandimeve në lidhje me tejkalimin e situatës me virusin korona, transmeton Portalb.mk.

Dënimet do të vlejnë për personat fizikë dhe subjektet juridike.

Inspektorati shtetëror i punës dhe Inspektorati shtetëror i tregut do të inspektojnë vazhdimisht në teren me ndihmën e policisë, duke pasur edhe kompetenca që të procedojnë raste deri në Prokurori, me qëllim realizimin e rekomandimeve të Qeverisë.

Në rajonin e Pollogut, Inspektorati i punës tashmë në bashkëpunim me policinë e SPB Tetovë ka paralajmëruar kontroll në lidhje me respektimin e orarit të punës në objekte hotelerike, kazino dhe bastoret.

“U bëhet apel pronarëve të objekteve hotelerike, kafeterive, bareve, restoranteve, klubeve, kazinove dhe bastoreve detyrimisht ta respektojnë orarin e punës deri në orën 18. Respektimi i këtij vendimi qeveritar do të kontrollohet në koordinim me Inspektoratin Shtetëror të Punës dhe menjëherë do të ndërmerren sanksione të parapara me ligj”, deklarojnë nga policia.

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, në konferencën për shtyp të orës 14:45 në lidhje me gjendjen në vend me virusin korona, njoftoi se ka 4 raste të infektuar të rinj, me çka numri shkon në 13. Qeveria ka shpallur gjendje krize në disa vende të vendit, gjegjësisht në komunat Dibër dhe Qendër Zhupë, njofton Portalb.mk.

Sot, presidenti Stevo Pendarovski njoftoi se tashmë ka caktuar takim të Këshillit të Sigurimit për ditën e hënë në ora 16:00, ku përveç anëtarëve standardë do të jetë i pranishëm edhe Ministri i Shëndetësisë dhe shefi i Shtabit të Përgjithshëm.

Siç tha ai, në mbledhje do të diskutohet gjendja në vend me virusin korona si dhe të gjitha masat që  duhet të përgatiten në rast të përshkallëzimit të gjendjes.

Pendarovski gjithashtu njoftoi se shërbimet e Presidencës kanë detektuar grupe të organizuara për shpërndarjen e lajmeve të rreme.

Qeveria e Maqedonisë së Veriut, në seancën e djeshme qeveritare ka marrë vendim që të ndalohet hyrja në Maqedoninë e  Veriut, e shtetasve nga Kina, Irani, Italia, Koreja e Jugut, Franca, Gjermania dhe Spanja, të cilat në listën e Organizatës Botërore të Shëndetësisë janë shtet me rrezik të lartë nga virusi korona.

Hyrja në shtet vetëm atyre të cilët do të dorëzojnë vërtetim nga organi kompetent për karantinën e zbatuar.

“Në rast të paraqitjes së udhëtarëve në pikat kufitare të Maqedonisë së Veriut nga vendet me rrezik të lartë dhe të mesëm, sipas listës së OBSh-së, të njëjtët patjetër duhet të vetëizolohen”, vendosi Qeveria.

Ndalesa është edhe për organizimin e transportues ndërkombëtar me autobus, furgon, minibus apo ngjashëm, ndaj vendet me nivel të lartë të rrezikut, por edhe ata në drejtim të shtetit tonë.

Rikujtojmë se vazhdojnë të jenë në fuqi masat për parandalimin e infektimit apo shpërndarjes të virusit vdekjeprurës korona (KOVID 19).

Dyqanet, kafiteritë dhe restorantet punojnë deri në ora 18:00, janë anuluar ngjarjet sportive, kulturore apo zbavitëse.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button