Në mbarë botën 135.160 njerëz janë infektuar me virusin korona, 4.990 kanë vdekur

Numri i rasteve të konfirmuara të personave të infektuar me koronavirusin e ri COVID-19 në mbarë botën ka arritur në mbi 135 mijë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Faqja e internetit “Worldometer” e cila përpilon të dhënat e përditësuara me rastet e koronavirusit nga vendet e botës, e ka përditësuar në 135.160 numrin e rasteve në nivel global.

Sipas faqes, gjithsej 4.990 njerëz kanë humbur jetën nga virusi, kurse 70.407 janë shëruar.

Virusi, të cilin Organizata Botërore e Shëndetësisë e ka shpallur si pandemi globale, u shfaq për herë të parë dhjetorin e kaluar në qytetin Wuhan të Kinës.

Informatat rreth rasteve të virusit korona mund t’i shihni këtu: https://www.korona.mk/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button