Demostratat e ’81 dhe planet për eliminimin e Kushtetutës së 1974

“Sipas planit të Akademisë Serbe, pas vdekjes së Titos do të eliminohej Kushtetuta e vitit 1974″

Analisti e publicisti Aleksandar Tijaniç (1949-2013) ka lindur në Gjakovë dhe ka banuar në Prishtinë dhe Podujevë, sigurisht edhe në Beograd. Për shume vite ka qenëkryeredaktor i revistës NIN dhe drejtor i pëgjithshëm i Radio-Televizionit të Sërbisë gjatë viteve 2004-2013. Tijaniçi ka qenë një ndër kritikët më të rreptë të revolucionit anti-burokratik apo ‘Revolucionit Jogurt’ (‘Jogurt Revolucije’).

Aleksandar Tijaniçi ishte i vetmi që racionalisht e njihte Kosovën. Ai ka shkruar se serbët autoktonë të Kosovës dhe shqiptarët shekuj me radhë kanë jetuar në paqe. Pas reformës agrare, me ardhjen e kolonëve nga Bosnja dhe Serbia filluan konfliktet etnike.

Në vitet ’80 më kujtohen disa artikuj të Tijaniçit ku kritikonte shtypin. Po ashtu ai ishte kritik ndaj shovinizmit dhe nacionalizmit serbomadh. Një nga ata artikuj që më kujtohet mirëështë “Në altarin e urrejtjes” (U altari mržnie). A. Tijaniç potencon se edhe po të mos kishin ndodhur demostratat, elita nacionaliste e Akademisë serbe kishte përpiluar elaboratin që pas vdekjes sëTitos të eliminohej Kushtetuta e vitit 1974. Autonomistët që ishin aktorë dhe hartues tëkushtetutës së 1974-ës, e mbronin me fanatizëm atë. Ata kanë thënë se shqiptarët më mirë të organizonin demostrata duke qenë Titoja gjallë. Demostratat e vitit 1981ishin lehtësim dhe dritë jeshile drejt eliminimit të Kuahtetutës së 1974-ës.

XXX

Pas vdekjes së Titos, në një takim privat të Fadil Hoxhës, Rexhai Surroit dhe Mahmut Bakallit në Hotel Hyatt të Beogradit, Rexhai Surroi ka potencuar se sipas axhendave perëndimore, pas vdekjes së Titos mund të ndodhte shpërbërja e Jugosllavisë.

“Si na e nxiu fytyrën Enver Hoxha”

Së pari do të fillojëelaborimi dhe hartimi i planit të rrymave ultra-nacionaliste radikale serbe. Si projekt kanë heqjen e Kushtetutës së Kosovës të vitit 1974 që e bënte Kosovën element konstituivnë Federatën Jugosllave. Mahmut Bakalli tregonte se disa funksionarë serbë i kishin thënë se “ju shqiptarët u shkëputët nga Serbia dhe tani kërkoni të bëheni republikë kurse në të ardhmen gashkim me Shqipërinë.” Funksionari i lartë jugosllav Sinan Hasani përkrahte linjën serbe dhe thoshte se Komiteti Qëndror i Lidhjes Komuniste Jugosllave duhet të marrë masa kundër disa grupeve që dalin me sllogane, parulla dhe materiale armiqësore, sidomos të indoktrinuara nga propaganda enveriste. Importi ideologjik nga Shqipëria u konvenonte nacionalistëve serbë si shkas për rikthimin e statusit të mëparshëm të Kosovës.

Fadil Hoxha ishte i revoltuar e tha: “Turp! Na e nxiu fytyrën Enver Hoxha. Gjysma e popullit shqiptar është në Jugoasllavi. Të gjithë delegacionet dhe burrat e shtetit nga gjithë bota morën pjesë në ceremoninë e varrimit të shokut Tito. Vetëm Enver Hoxha nuk ishte. Edhe delegacioni që mori pjesësa për sy e faqe në fund ishte penduar; ata thanë se bënë gabim disa pjesëtarë të ambasadës që morën pjesë.

XXX

“Demostratat në shtetet perëndimore ishin nën axhendën e Tiranës”

Pas demostratave u përshkallëzua acarimi i marrëdhënieve midis Shqipërisë dhe Jugosllavisë. Situata ishte kaotike dhe e turbullt. Autonomistët ishin në pozitë të vështirë. Nga Beogradi vinin presione dhe akuza se gjoja disa funksionarë të Komitetit Krahinor të Kosovës ishin luajalë ndaj irredentistëve e separatistëve shqiptarë që donin bashkimin me Shqipërinë. Nga presioni më në fund Mahmut Bakalli dha dorëheqjen. Në demostratat e pranverës së 1981 dhjetra demostrues u vranë, mijëra të rinj u burgosën dhe shumë të tjerë u arratisën në shtetet perëndimore për t’i shpëtuar reprezaljeve e dhunës së policisë serbe.  Shumëë militaantë e aktivistë të lëvizjes për pavarësi vazhduan organizimin e demostratave në kryeqytetet perëndimore. Këto demostrata në shtetet perëndimore ishin nën axhendën e Tiranës. Po ashtu, një pjesë e aktivistëve e pjesëmarrësve në demostratë nga presioni ishin arratisur në Shqipëri.

Gazetari Tijaniç shkruan se në një artikull të botuar në revistën NIN kishte kritikuar gjeneralin e Armatës Jugosllave Nikolla Ljubiçiç, i cili kishte deklaruar para gazetarëve të huaj se organizatat irredentiste e separatiste përpiqeshin të bashkohen me Shqipërinë dhe të formojnë Shqipërinë e madhe. Në një shkrim unë e kisha kundërshtuar tezën e Ljubiçiçit duke shpjeguar se shkëputja e Kosovës dhe bashkimi me Shqipërinë ishte utopi dhe imagjinatë.

Axhenda dhe doktrina e udhëheqësve të demostratave është e hapur. Ata kërkojnë që Kosova të bëhet republikë, por edhe sikur irredentistët të fitonin, shqiptarët e Kosovës nuk do të jetonin në një shtet që ishte bastion stalinist. Së pari duhet të fillojë në Shqipëri një revolucion për të rrëzuar regjimin më bizar të Shqipërisë komuniste dhe pastaj të bashkohet Kosova me Shqipërinë,

Njerka na rrah, kurse nëna nuk na do

Është vërtetë tragjikomike.

Në pranverë 1981 ishin arratisur në Shqipëri 103 të rinj nga Kosova. Shumica ishin studentë. Këya të rinj, shkruan Tijaniç, ishin viktimë e propagandës së Shqipërisë komuniste. Nga romantizmi dhe indoktrinimi ideologjik ata mendonin se bashkatdhëtarët e tyre do t’i prisnin me lule, do t’u jepnin manesa e shumë privilegje te tjera. Për këta të rinj Shqipëria ishte një ishull parajse. Ironia therëse dhe absurdi më i madh ishte se të gjithë ata të rinj u morën nga Sigurimi dhe u filtërizuan nga hetues të Sigurimit dhe pastaj në burg. Në qelitë e burgut atyre u dhanë për të lexuar veprat e Enver Hoxhës. Sigurimi i Shtetit i akuzonte ata se i kishte dërguar UDB-ja dhe të gjithë ishin spiunë dhe agjentë. Pas disa muajve të gjithë këta shteti shqiptar ia kishte dorëzuar policisë kufitare jugosllave në Qafë Morinë. Nga 103 të arratisur Tirana, shtëti shqiptar kishtëe mbajtur vetëm tre vetë. Asambleja e Kombeve të Bashkuara kishte nxjerrë një rezolutë ku thuhej se dy shtete, sipas Konventës së Gjenevës, kishin shkelur në mënyrë flagrante të drejtat e njeriut. Sipas Rezolutës, këta persona janë të ndjekur politikisht dhe kanë status të emigrantit politik, prandaj Tirana nuk duhej t’ia kthente Beogradit, por t’i dorëzonte pranë Komisariatit të O.K.B. në Itali ose Greqi. Lajmi për kthimin e 100 kosovarëve ishte shokues. Një organizator i demostratave kishte shkuar në ambasadën shqiptare në Romë dhe kishte kërkuar nga ambasada që këta të përndjekur dhe të torturuar që kishin ikur për të gjetur shpëtim në shtetin ëmë, në Shqipëri, sipas tij, nuk ishin agjentë apo spiunë të UDB-s. Prandaj shteti shqiptar duhej t’ia dorëzonte Komisariatit të OKB-s dhe ata do të zgjidhnin, sipas dëshirës, në cilin shtet donin të shkonin. Ambasadori shqiptar kshte thënë se Shqipëria dhe Jugosllavia kanë kontratë që refugjatët që do të arratisen të kthehen mbrapsht reciprokisht. Ky militant e activist i demostratës ishte bindur se shqiptarët e Jugosllavisë ishin viktima të dy regjimeve makabre e anti-njerëzore. Në fund ai i kishte thënë ambasadorit: “Njerka na rrah, kurse nëna nuk na do, na përbuz”.

Zoti e bekoftë Azem Vllasin

Mbas viteve ’90 unë pata fatin rastësisht t’i takoj tre të arratisurit në Shqipëri. Njërin e takova në Ulqin në verën e vitit 1996, kurse të dytin e takova në Ferizaj. Këta, tashmë burra të pjekur, kishin qenë studentë. Ata rrëfenin se kishin përjetuar një tradhëti, pabesi e zhgënjim të paparë. “Na akuzonin se kishim qenëkolaboracionistë, bashkëpunëtorë të UDB-ës. Kur pamë se shteti shqiptar nuk na pranonte, ne të gjithë donim që ta na jepnin azil politikqë të shkonim në shtetet perëndimore. Nuk donim tëna kthenin në Kosovë. Të gjithë kishim frikë se forcat policore do tëna dërgonin në burgjet famëkeqe të Serbisë, ku shumë shqiptarë janë rrahur e torturuar deri në agoni. Në atë periudhë Azem Vllasi kishte thënë se këta të rinj janë viktima të propagandës së shtetit (“stani list”) dhe duhet të mos kalojnë në procese gjyqësore, prandaj duhet të lirohen. Pas dy javësh na liruan. Hymë nga dera dhe dolëm nga dritarja.

Njërin nga tre militantët që i kishte mbajtur shteti shqiptar më 1981 e kam takuar më 1991 në Zvicër. Ai rrëfente: “Arsyeja që shteti shqiptar na ndali, nuk na dëboi ishte se ne kishim studjuar në universitetet e Beogradit dhe Zagrebit dhe dinim gjuhë të huaja. Atëherë unë isha i ri dhe i indoktrinuar nga doktrina enveriste. Ishte gabimi më i madh në jetë që bëra duke i besuar enverizmit dhe atë gabim nuk ia fal vetes kurrë.”

XXX

Në një pasazh që kam lexuar nga pena e hollë e Tijaniçit është një shprehje “Moja stoka, moj narod” (“populli im, kafshët e mia”), e cila është e ngjashme me frazën e Aristotelit “Zo politicum” (“kafshë politike”).

Në periudhën e revolucionit anti-burokratik ose “revolucionit jogurt” populli serb, populli shqiptar dhe popujt e tjerë ballkanas dominoheshin nga psikologjia, mentaliteti dhe instinkti i kopesë, i turmës që i bindej verbërisht liderit, si Sllobodan Millosheviçi dhe Enver Hoxha që ishin nacional-komunistë. Fjalimet e tyre ishin plot me fraza të mprehta. Ata ishin aktorë dhe oratorë të jashtëzakonshëm dhe mjeshtra të mashtrimit e manipulimit të turmës. Ata shtireshin sikur gjoja mbronin kauzën e aspiratat e popullit duke fshehur përbindshin nën maskën e liderit të dashur, duke fshëehur ujkun e pangopur për gjak nën lëkurën e qingjit. Këta despotë e tiranë shtireshin si mesia e profetë të rrejshëm duke u premtuar popujve të tyre parajsën, por në fakt u hapën portat e ferrit. Më në fund ata ikën dhe bashkë me ta iku edhe djalli.

Shkruan: Merxhan Jakupi

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button