Qyteti i Shkupit me masa të reja për transportin publik

Ndërmarrja transportit publike (NTP) Shkupi që është në kuadër të Qytetit të Shkupit, sot vazhdoi me masat e reja, që përfshijnë ndërprerjen e disa linjave të autobusit dhe ndërprerjen e teleferikut në Vodno, transmeton Portalb.mk.

“Prej nesër nuk do të punojnë tre linjat e autobusëve deri në Vodnon e Mesme (25, 25A dhe 25B), ndërsa nuk do të punojë as teleferiku”, njoftojnë nga NTP “Shkupi”.

Vendimi nuk dihet deri kur do të jetë i vlefshëm, por nga ndërmarrja paralajmërojnë njoftim për çdo ndryshim.

Linja turistike “City tour”, që gjithashtu është nën menaxhimin e NTP “Shkupi”, nuk do të jetë funksionale.

“Linja nuk do të qarkullojë gjatë periudhës së ardhshme, gjegjësisht deri në vendimet e ardhshme në pajtim me rekomandimet dhe masat për mbrojtje dhe parandalim nga koronavirusi”, deklarojnë nga NQP “Shkupi”.

Ndryshe, për shkak të koronavirusit është ulur numri i udhëtarëve në transportin publik dhe për këtë do të ulet numri i autobusëve që qarkullojnë nëpër Shkup me qëllim që, sipas tyre, të parandalohet shpërndarja e virusit.

Gjithashtu, dezinfektimi i rregullt i brendshëm i autobusëve kryhet çdo ditë përpara se të lëshohet në komunikacion, nëpërmjet kujdesit të rregullt (pastrim dhe larje) të automjeteve me mjete përkatëse ekologjike të cilat kanë cilësi dezinfektuese.

LEXO: Shkup, prej nesër nuk do të vlejnë vozitjet falas për nxënësit, studentët dhe pensionistët

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button