Tirana e Durresi në shtetrrethim, Rama: Lufta nuk fitohet ndryshe

“Qëndroni në shtëpi të mbroni veten, familjen dhe shoqërinë nga pushtimi I një armiku të padukshëm i cili nuk luftohet me armë por me durim, disipine dhe kufizimit rrënjësish të lirisë tonë!”

Kryeministri Edi Rama doli sërish në një videomesazh për të përcjellë shqiptarëve domosdoshmërinë e masave ekstreme që qeveria ka ndërmarrë per te ngadalësuar perhapjen e koronavirusit.

Tirana dhe Durrësi do te jenë në shtetrrethim nga nesër ora 06:00 deri të dielën në mesnatë, ndërsa kryeministri paralajmëroi dhe masa të tjera ekstreme, transmeton OraNews.

“Jemi në luftë me një armik që kërkon pengje mes të moshuarve, të sëmurëve kronikë të familjes tonë dhe aleati i tij është pakujdesia jonë dhe frika, pasiguria dhe konfuzioni”

“Ky është një grip i pazakonshëm do të përhapet e do të prekë shumë prej nesh si grip i zakonshëm, por 80% e tyre nuk do ta marrin vesh se kanë pasur koronavirus.  Vetëm 20% do të kenë shenja të ndryshme. Për këta këshillohet izolimi brenda dhe mbajtja larg e më të moshuarve. Ky grip luftohet me masa jo të zakonshme, drastike të ngjashme me format e mbrojtjes te popullsise civile, nga agresionet ushtarake apo bombardimet. Kjo luftë nuk fitohet ndryshe veç masave të forta deri në ekstreme” u shpreh Rama.

Nesër administrate shtetërore do të jetë pushim.

Kufijte e mbyllur- Rama kishte dhe një përgjigje për ata që deklarojnë se kufijtë duhet të mbylleshin kur u përhap në Kinë e Itali.

Mbyllja e kufijve nuk e ndalon prekjen nga korona, por vetëm e ngadalëson. Ajo nuk duhej bërë  përpara po menjëherë pas shfaqjes së koronavirusit në territorin tonë dhe të shoqërohej me zbatimin e planit të masave mbi territorin

Ngadalesimi i perhapjes se epidemise eshte jetik- Kryeministri Edi Rama deklaron se duhet marre shembull Italia.  Avantazhet: Zvogëlon që numri I atyre që kanë nevojë për tu shtruar në spital të jetë më I madh se kapacitetin spitalor. Gjë që solli dhe kolapsin e sistemit shëndetësor në Lombardi.

Na jep kohë teksa po afron rritja e temperaturave që dobëson viruset dhe do të ketë të njëjtin efekt dhe mbi koronën. Nëse e merr lehtë duke thënë hajt se do të kalojë shkon me këmbët e tua drejt një katastrofe kombëtare. Ndërsa duke e ndarë mëndjen që kjo luftë nuk fitohet ndryshe shkon me sytë katër.

Prej nesër Tirana e Durrësi do të jenë në shtet-rrethim.

Nga e Premte ora 06:00- Te dielen ne mesnate 

Do te blindohet perimetri Tirane- Durres.

-Do te mbyllet qarkullimi i automjeteve private dhe atyre të transportit ndërurban, drejt Tiranës dhe Durrësit apo anasjelltas nga Tirana dhe Durrësi drejt zonave të tjera të vendit. Transporti urban ne Tirane eshte mbyllur.

-Do të mbyllet qarkullimi i automjeteve private në Tiranë e Durrës, si dhe transporti ndërurban mes Tiranës e Durrësit.

-Asnje taksi e asnje permase nuk eshte e lejuar te levize.

-Do të mbyllet qarkullimi i automjeteve private dhe private dhe urbanëve në Shkodër, Lezhë, Elbasan, Lushnje, Fier dhe Vlorë.

Kush ka te drejte te levize me mjete 

-Do të jetë i hapur vetëm për autoambulancat

-Automjetet që kryejnë funksione shërbimi shtetëror dhe ato që transportojnë mallra.

-Sipërmarrjet që kryejnë veprimtari prodhuese, shërbim transporti mallrash apo farmaceutike në perimetrin Tiranë- Durrës duhet të akreditojnë automjetet e transportit të tyre dhe të punonjësve të tyre dhe vetë punonjësit emër për emër në drejtorinë e policisë së shtetit.

-Neser administrata shteterore do te jete pushim.

-Punonjesit e aeroporteve apo institucioneve shteterore qe kryejne funksione te domosdoshme duhet te akreditohen emer per emer ne drejtorine e policise se shtetit.

-Ndalohet rreptesisht marrja e personave te familjes në makinat e punes apo personave te tjere  qe skane lidhje. Do te ndeshohet me masa te renda.

-Per vajtje ardhjet në aeroport drejtuesi i automjetit duhet te tregoje biletat e avionit te personave qe do te shkojne apo fotot e personave që do shkojë ti presë.

-Drejtoria e Pergjithshme e Transportit Rrugor Shqiptar do i mbylle punimet deri në një vendim të dytë. Të gjitha afatet e proceseve të lidhura me kete drejtori pezullohen dhe numerimi i diteve te skandences rinis ne diten e rihapjes së shërbimit.

-Mediat televizive duhet te akreditojne automjetet e trupave te tyre dhe te gjithe punonjesve prane Drejtorise se Pergjithshme te Policise se Shtetit.

Mbyllen fasonerite dhe call center.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button