Qyteti i Shkupit: Taksistët të vozisin me maska dhe dorashka, transportuesit privat t’i dezinfektojnë autobusët çdo ditë

Të gjithë taksistët prej sot duhet të vozisin me maska mbrojtëse dhe dorashka dhe çdo ditë t’i dezinfektojnë automjetet. Qyteti i Shkupit i ka njoftuar të gjithë taksi transportuesit që duhet t’u përmbahen këtyre rekomandimeve për shkak të mbrojtjes nga korona virusi.

Gjithashtu janë njoftuar të gjithë transportuesit privat me autobusët në transportin publik, t’i dezinfektojnë automjetet para se të lëshohen në qarkullim, siç kjo bëhet me autobusët e NQP “Shkup”, transmeton Portalb.mk.

“Inspektorët do të kontrollojnë nëse transportuesit privat dhe shoferët e taksive u përmbahen rekomandimeve. Të gjithë ata që nuk do t’i respektojnë rregullat do të jenë të përjashtuar nga komunikacioni rrugor. Shëndeti i qytetarëve është puna më e rëndësishme dhe prandaj nuk do të bëjmë kompromise”, thotë kryetari i komunës Shkup Petre Shilegov.

Autobusët e NQP “Shkup” dezinfektohen në mënyrë të çrregullt tash më dy javë. Automjetet dezinfektohen me spërkatje të mjeteve përkatëse me bazë alkoolike dhe Dezintal 10 % ndërsa bëhet edhe dezinfektim me dorë në pjesë të caktuara të automjetit, siç janë mbajtëset. Çdo automjet trajtohet me dezinfektimin shtesë, para se të kyçet në linjë ose pas, varësisht prej dinamikës dhe orarit të qarkullimit në transportin publik.

Në pajtim me rekomandimet e Qeverisë, prej sot është anuluar transporti falas për pensionistët, studentët dhe nxënësit, kurse autobusët mbulojnë itinerare të reduktuar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button