Lojtari i Juventusit, rezultoi pozitiv ndaj koronavirusit

Qendërmbrojtësi i Juventusit, Daniele Rugani ka rezultuar pozitiv ndaj koronavirusit, njoftoi klubi italian të mërkurën mbrëma, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Daniele Rugani ka rezultuar pozitiv ndaj koronavirusit (Covid-19) dhe aktualisht është asimptomatik”, thuhet në deklaratën e klubit.

“Klubi i futbollit Juventus aktualisht është duke zbatuar të gjitha procedurat e izolimit të kërkuara me ligj, përfshirë edhe ata që kanë pasur kontakte me të”, thuhet më tej.

Futbollisti 25-vjeçar është lojtari i parë me koronavirus në Serie A.

Italia është vendi evropian më i goditur nga koronavirusi, me 827 të vdekur.

Përderisa bota përpiqet të parandalojë përhapjen e virusit i cili po shtrihet me shpejtësi, organizatorët e ngjarjeve sportive në të gjithë globin janë detyruar të anulojnë ose ndryshojnë planet e tyre.

Ngjarjet sportive ndërkombëtare u anuluan ose u riplanifikuan kurse disa u luajtën pa spektatorë. Madje, edhe e ardhmja e Olimpiadës verore në Tokio është në dyshim.

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) të mërkurën e shpalli koronavirusin “pandemi globale”.

Numri global i vdekjeve nga virusi i njohur si COVID-19 ka tejkaluar shifrën prej 4.290 me mbi 118 mijë raste të konfirmuara.

Virusi ka origjinën në Kinë por ka prekur më shumë se 110 vende të botës.

Si pjesë e përpjekjeve për të penguar shpërthimin, shumë qeveri mbyllën kufijtë dhe pezulluan udhëtimin tokësor dhe ajror me vendet më të goditura.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button