Iran, 73 të vdekur si pasojë e helmimit me alkool toksik

Të paktën 73 persona e kanë humbur jetën brenda një jave në Iran pasi konsumuan alkool toksik, bëri të ditur sot një zyrtar, transmeton Anadolu Agency (AA).

Agjencia zyrtare e lajmeve IRNA citoi Ali Ehsanpour, zëdhënës i Universitetit të Shkencave Mjekësore në Ahwaz, se nga 6 marsi, më shumë se 500 persona kanë vizituar spitalet në provincën Khuzestan, si rezultat i helmimit me alkool.

Së paku 46 persona vdiqën në Khuzestan, 15 në Alborz dhe 12 në Mazandaran.

Ehsanpour atribuoi rritjen e vdekjeve nga alkooli i kontaminuar mbi thashethemet duke pretenduar se pirja e alkoolit eliminon koronavirusin.

Shitja dhe konsumimi i pijeve alkoolike janë të ndaluara në mesin e qytetarëve muslimanë në Iran. Sipas ligjit iranian, ata që prodhojnë, blejnë ose shesin pije alkoolike mund të dënohen me burgim dhe rrahje.

Të mërkurën, autoritetet iraniane theksuan se numri i vdekjeve nga koronavirusi është rritur në 354.

Koronavirusi u shfaq në Wuhan të Kinës, dhjetorin e kaluar dhe tani është përhapur në mbi 110 vende të botës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button