UEFA pezulloi dy ndeshje evropiane

UEFA zyrtarisht ka pezulluar ndeshjet e para të 1/8 së finales të Ligës së Evropës të parapara të luheshin të enjten mes Sevillas e Romës dhe Interit e Getafes, për shkak të koronavirusit.

Ndeshjet dukeshin në dyshim pasi qeveria spanjolle anuloi gjitha fluturimet për dhe nga Italia për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.

UEFA ka njoftuar se ndeshjet janë pezulluar. Këto janë dy ndeshjet e para të pezulluara nga UEFA për shkak të koronavirusit.

Roma nuk lejohet të udhëtojë në Spanjë për ndeshjen e Ligës së Evropës

Ndeshja mes Sevillas dhe Romës në Ligën e Evropës të enjten është në dyshim, pasi që Roma nuk është lejuar të udhëtojë për në Spanjë të mërkurën.

Ndërkohë Getafe ka refuzuar të luajë ndeshjen e saj në udhëtim ndaj Interit, shkruan agjencia Reuters, transmeton Koha.net.

Spanja të martën ka vendosur të anulojë gjitha fluturimet direkt nga Italia, ndonëse jo për në Itali, për dy javë në tentim për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.

“Roma nuk do të udhëtojë për në Spanjë për ndeshjen e Ligës së Evropës kundër Sevillas pasi që aeroplani nga Italia nuk është autorizuar për të ateruar në Spanjë. Më tepër detaje së shpejti nga UEFA”, është thënë në komunikatë të Romës në Twitter.

Rajoni i Lombardisë, ku Milano gjendet, është epiqendër i përhapjes më të madhe të koronavirusit në Evropë, që ka detyruar qeverinë e Italisë të vendos një mbyllje totale të vendit.

Ndeshja në San Siro mes Interit dhe Getafes është paraparë të luhet pa shikues.

“Ne nuk do të luajmë, nuk do të udhëtojmë në Itali, kjo është vendosur. Mund të garantojë se nuk do të udhëtojmë në Itali. UEFA do të vendosë se çfarë do të ndodh më pas”, ka thënë presidenti i Getafes, Angel Torres më herët të mërkurën. “Ne kemi kërkuar për një alternativë. I kemi kërkuar Federatës së Futbollit të Spanjës që të kërkojë pezullimin e ndeshjes. Nëse duhet të humbasim ndeshjen, atëherë le të humbasim. Nuk duam të rrezikojmë”.

Nëpër mediume është raportuar se UEFA mund të vendosë të pezullojë gjitha ndeshjet e Ligës së Evropës të enjten.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button