Virusi korona, Filipçe: Numri i të infektuarve me virusin korona në RMV u rrit në 9 (VIDEO)

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, në konferencën e sotme të orës 17.30 informoi për gjendjen me virusin korona në Maqedoninë e Veriut, njofton Portalb.mk. Ai informoi se përpos 7 pacientëve infektuar, edhe dy të tjerë kanë rezultuar të infektuar.

“Pas testimit të 12 personave, dy nga to kanë virusin korona. Ata janë nga Dibra, janë fqinj të çiftit që është i infektuar. Të tjerët janë negativë në testin e virusit, por ende do të mbahen në izolim”, tha Filipçe.

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, në konferencën e sotme të orës 14.30 informoi për gjendjen me virusin korona në Maqedoninë e Veriut, njofton Portalb.mk. Ai informoi se janë testuar 12 pacientë të rinj.

“Dy prej tyre në Klinikën Infektive kanë ardhur me shenja të gripit dhe dy kanë udhëtuar në Itali dhe kanë ardhur në gjendje të shëndoshë përpara 5-6 ditëve. Gjatë mëngjesit kanë pasur zhvillim të simptomave dhe janë marrë materiale për testim. 8 persona nga Dibra të cilët janë fqinj të tre të infektuarve me virusin korona paraprakisht kanë pasur kontakte intesive me pacientët e infektuar. Po testohen edhe dy pacientë, njëri nga Reparti Intensiv në Shtipi, por edhe një paciente tjetër. Kur të jenë rezultatet gati do të informohet opinioni”, tha Filipçe.

Lidhur me rekomandimet të cilat dje i janë kumtuar opinionit, tha se mungesa ndaj punëdhënësit, punëtori e rregullon me vërtetim të dhënë nga kopshti për fëmijë, respektivisht shkolla në emër të prindit me shenjë për kohën në të cilën e njëjta vlen që të arsyetohet mungesa.

“Lidhur me ndërprerjen e punës së qendrave ditore për kujdes të personave me pengesa, lirimi nga aktivitetet e punës së prindit të personit me pengesa është zgjeruar edhe në këta persona të cilët janë të moshës 26 vjeçare, do të thotë kjo masë vlen edhe për prindërit e personave dhe fëmijëve të cilët janë vendosu dhe shfrytëzojnë shërbime në Qendrat për persona me pengesa. Po ashtu edhe për prindërit e fëmijëve nga kopshtet për fëmijë ose nga shkollat do të duhet të jepet vërtetim se janë shfrytëzues të atij shërbimi”, tha Filipçe.

Ministri sqaroi se të punësuarit në shëndetësi, armatë, polici dhe në njësitë e zjarrfikësve nuk mundet të mungojnë nga puna, përveç nëse të dy prindërit nuk janë në punë, dhe atëherë është e lejuar që njëri prej tyre të mungojë.

Filipçe, dërgoi apel deri te qytetarët që të informohen çdo ditë për gjendjen me virusin korona.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button