Kosovë, nesër do të mbyllen përkohësisht Qendrat për të moshuarit

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka thënë që nga sot pritet të merren masat preventive kundër koronavirusit, njofton Klan Kosova.

Përmes një statusi në Facebook, Ahmeti ka thënë që nesër do të mbyllen përkohësisht qendrat për të moshuarit.

“Prej sot fillojmë masat parandaluese për COVID19. Prej nesër do ti mbyllim përkohësisht Qendrat për të Moshuarit për shkak të rrezikut më të lartë nga virusi për të moshuarit”.

“Këto ditë do bëjmë dezinfektimin e autobusëve të Trafikut Urban. Nesër do të shqyrtojmë edhe masa tjera”, ka shkruar Ahmeti.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button