Spasovski: Procesi i Berlinit i ka dhënë liderëve të Ballkanit mbështetje për reforma të brendshme

Oliver Spasovski, kryeministri i Maqedonisë së Veriut mori pjesë në takimin e ministrave në kuadër të Procesit të Berlinit në Shkup, transmeton Portalb.mk.

“Përfitimet janë të dukshme, ndërsa negociatat për qasje në BE është një forcë që tërheq drejt Ballkanit të qëndrueshëm”, deklaroi Spasovski.

Takimi u zhvillua nën kryesimin e përbashkët të RMV-së dhe Bullgarisë në Shkup.

“Procesi i Berlinit na ka dhënë neve, liderëve politikë të vendeve të Ballkanit Perëndimor, mundësi për mbështetjen e reformave të brendshme dhe të thella esenciale dhe bashkëpunim të ndërsjellë në disa fusha kryesore”, deklaroi Spasovski.

Spasovski theksoi se ky proces po përshpejton procesin eurointegrues të vendit.

“Është e nevojshme që të gjitha vendet-anëtare të kuptojnë se të gjitha anulimet e mëtutjeshme dhe kushtet shtesë të dhëna në proces janë të barabarta në kohën e çmuar të humbur lidhur me reformat në BE për tërë rajonin”, tha Spasovski.

Ndryshe, forumi i cili zgjati tre ditë, është pjesë e programit për bashkë-kryesimin e Maqedonisë dhe Bullgarisë me Procesin e Berlinit në vitin 2020.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button