Idhull apo diktator, çfarë është babai për ty

Jo të gjithë kanë prindërit më të lumtur apo më të mirë. Isha me fat që të kisha njërin nga të dy: mami ishte fantastike. Por babi, nga ana tjetër…

Lojërat emocionale të mendjes ishin të pashembullta, abuzimi verbal ishte i padenjë dhe herë pas here kishte edhe dhunë fizike. Burimi i këtyre sjelljeve ishte zemërimi dhe hidhërimi i thellë që vinte nga padrejtësia që i ishte bërë babit nga bota. Kjo bëri që edhe gruaja dhe fëmijët të mësoheshin me padrejtësi, transmeton Class.

Edhe pse është e pamundur të “ziej” marrëdhënien babë e bijë, unë do të përpiqem.

Isha më e madhja nga 3 fëmijët

Shpesh e shihja babin të personifikohej me padrejtësinë dhe kur dilja kundër tij, e dija që do të “fitonte” ai ose unë, pasi nuk kishte rrugë tjetër. Me pak fjalë, e dija se nëse nuk doja të dëmtoja veten, do ta lija të fitonte dhe në njëfarë mënyre, gjithmonë i kam drejtuar ndjenjat ndaj tij dhe jo ndaj vetes. Vetë-ruajtje.

Për një kohë të gjatë isha krenare për faktin se kisha arritur të ballafaqohesha me babin dhe kisha refuzuar të bullizohesha. Gjithashtu, isha shumë e fortë dhe i kisha mbijetuar fëmijërisë sime të paprekur. Për më tepër, kisha shoqëri të mrekullueshme, por lidhjet e mia romantike ishin padyshim vendbanimi i vuajtjeve që kisha kaluar.

Mbështetja dhe besimi i pakët gjatë rinisë mund të shkaktojë pasoja të shëmtuara disa dekada më vonë në marrëdhënie. Kjo zakonisht përcaktohet si xhelozi nëse i dashuri juaj i kushton vëmendje një gruajeje tjetër. Por unë madje zhvillova një ndjesi frike për të prezantuar të dashurit e mi tek prindërit.

Babi kurrë nuk na mbështeti emocionalisht, financiarisht apo në mënyra të tjera dhe për më tepër tradhëtoi mamin.

Unë ende duhet të punoj shumë që të mos ndikohem nga trysnia. Pse? Sepse kur isha fëmijë, vazhdimisht sulmohesha. Më vonë, si një grua e rritur në marrëdhëniet me burrat, të cilët nuk kishin asgjë të përbashkët me babin tim, ndihesha e sulmuar për gjërat më të vogla.

E gjithë kjo më vjen nga tallja dhe kërkesa e llogarisë së vazhdueshme nga babi.

Frikë nga braktisja

Babi nuk humbi vetëm mundësinë për të fituar besimin tim. Vite më vonë kur u përpoqa të ndërtoja një marrëdhënie me të, ai zgjodhi të mos takohej me mua dhe u ndjeva e braktisur.

Pavarësisht anëve negative që zotëronte, doja të merrja aprovimin e tij. Një pjesë e imja gjithmonë do ta dojë. Kur refuzoi të ishte pjesë e adoleshencës, ndihesha e shkatërruar dhe e lënë në mes të rrugës.

Fakti që më është dashur të përballem me këtë e bën të kuptueshme frikën nga braktisja që ndieja në marrëdhëniet që krijoja.

Si e largova këtë frikë?

Unë ndoqa disa strategji të thjeshta, por që më ndihmuan shumë.

1. Reflekto mbi cilësitë ndaj të cilave tërhiqesh

A zgjedh burra të ngjashëm me babin?
Kjo nuk ka pse të jetë vetëm negative. Babi im nuk ishte i gjithi i keq dhe askush nuk është. Por është e rëndësishme të dish se ndaj çfarë gjëje tërhiqesh dhe pse.
Për mua, cilësia më e mirë e një burri është aftësia për të komunikuar hapur, ndershmërisht dhe dhembshurisht.

2. Kontrollo treguesit

A është zëri në kokën tënde gjithmonë negativ kur vjen puna tek lidhja? Veproni. Edhe nëse lidhja ju duket fallco në fillim, punoni fort për ta bërë atë të funksionojë, sepse nuk ka asnjë arsye pse të ndodhë e kundërta.

3. Provoni terapinë

“Nuk keni arsye të notoni për jetën tuaj kur jeni duke qëndruar në një thellësi që arrin deri tek kyçi i këmbës.”- është ajo çfarë më ka thënë terapistja ime.

Ishte gjithçka që më duhej në atë moment për të shpërthyer në lot, për të qeshur dhe për të mbledhur veten përsëri.
Puna nuk mbaron kurrë për asnjërin nga ne, por vetëdija është çelësi për një jetë më tërheqëse dhe të gjallë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button