Janë konfirmuar tre raste të reja me koronavirus në Maqedoni

Tre nga tetë personat e testuar për koronavirusin në Maqedoninë e Veriut kanë rezultuar pozitiv, këtë e konfirmojnë nga Ministria e Shëndetësisë, transmeton Portalb.mk.

Kjo është kumtesa e dërguar deri te mediumet nga Ministria e Shëndetësisë.

“Ministria e Shëndetësisë informon se nga tetë personat e testuar për korona virusin, tre familjarët prej tyre kanë rezultuar pozitiv, kurse pesë të tjerët kanë rezultuar negativ. Pacientët që kanë rezultuar pozitiv, nga dita e premte “6 mars” kanë qenë në izolim shtëpiak, kurse nga sot do të hospitalizohen dhe trajtohen në Klinikën për sëmundje infektive në Shkup. Nga koronavirusi janë negativ: Personi i cili me datën 26 të muajit të kaluar kishte qëndruar në Bullgari, bashkëshortja e tij, udhëtari nga Singapori, shtetasi jonë i cili para 3 ditëve u kthye në RMV, një person nga Gjevgjelia dhe një nga Dibra” kumtuan nga Ministria e Shëndetësisë.

Ndryshe, numri i të prekurve nga koronavirusi në Maqedoninë e Veriut tanimë zyrtarisht ka shkuar në shtatë.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button