Trupat amerikane “kanë nisur të largohen” nga Afganistani

Një zyrtar amerikan ka thënë se forcat e Shteteve të Bashkuara kanë nisur të largohen nga Afganistani, siç parashihet me marrëveshjen e fundit të nënshkruar mes SHBA-së dhe talibanëve, shkruan REL, transmeton Portalb.mk.

Ky zyrtar, që ka folur në kushte anonimiteti, i ka thënë agjencisë së lajmeve, Associated Press më 9 mars, se qindra ushtarë amerikanë tani janë duke u larguar nga Afganistani.

Kjo nënkupton që Shtetet e Bashkuara do të nisin të zvogëlojnë praninë e tyre në Afganistan duke lënë 8,600 nga 13,000 trupa sa kanë tani.

Plani afatgjatë për SHBA-në është që të tërheqë të gjithë trupat nga Afganistani brenda 14 muajve, nëse zbatohen të gjitha kushtet e sigurisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button