BE: Duhet të sigurojmë mbështetje për Turqinë dhe Greqinë

Presidentja e Komisionit Evropian (KE), Ursula von der Leyen ka deklaruar se duhet të sigurohet mbështetje për Turqinë dhe Greqinë për shkak të barrës që kanë ndërmarrë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Von der Leyen në një konferencë për media në ditën e 100-të të detyrës së saj në Presidencën e KE-së vuri në dukje se kur mori detyrën, marrëveshja më 18 mars të vitit 2016 mes Turqisë dhe BE-së nuk ishte në rend dite por që pavarësisht kësaj BE-ja shumë herë ka thënë se duhet të gjendet një zgjidhje lidhur me problemin e migrimit.

“Ne jemi në një dilemë të thelllë sot. Situata në kufirin Turqi-Greqi tregon një presion me qëllim politik. Refugjatët kanë nevojë për ndihmë”, tha Von der Leyen.

Pasi ka vënë në dukje se duhet të ulet “presioni” në kufi, Von der Leyen tha se “Duhet të sigurohet mbështetje për Turqinë dhe Greqinë për shkak të barrës që kanë ndërmarrë”.

Ajo tha se kjo çështje do të diskutohet edhe në takimin e liderëve Turqi-BE që do të zhvillohet sot në mbrëmje me presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan dhe presidentin e Këshillit Evropian, Charles Michel.

– Vendet evropiane do të pranojnë fëmijët refugjatë të pashoqëruar

Von der Leyen thekson se situata në kampet e refugjatëve në Greqi është shumë serioze dhe se kanë shqetësim të thellë kryesisht për fëmijët refugjatë të pashoqëruar.

“Sigurimi i trajtimit të nevojshëm për këto fëmijë është emergjent dhe nga vendet anëtare është kërkuar ndihmë për këtë çështje”, tha Von der Leyen.

Duke njoftuar se Franca, Portugalia, Luksemburgu, Finlanda dhe Gjermania kanë pranuar të marrin fëmijë refugjatë, Von der Leyen shtoi se është e nevojshme më shumë ndihmë.

Von der Leyen tha se për refugjatët në Siri do të jepet një ndihmë prej 60 milionë euro. “BE-ja është shumë më e përgatitur në krahasim me vitin 2015, por ne duhet të jemi edhe më mirë. Marrëveshjen e re për emigrantët BE-ja do ta bëjë të ditur në prill”, tha ajo.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button