Kryeministri sudanez Hamdok i shpëtoi një atentati me bombë

Kryeministri i Sudanit, Abdalla Hamdok, i ka shpëtuar një atentati me bombë në kryeqytetin e vendit, Khartoum, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas informacioneve të marra nga burimet e sigurisë, mësohet se një autobombë e vendosur në urën Kuber ka shpërthyer gjatë kalimit të autokolonës së kryeministrit Hamdok.

Bëhet e ditur se kryeministri Hamdok ka shpëtuar pa marrë ndonjë plagë nga tentativa për atentat, ndërkohë që janë dëmtuar disa mjete në autokolonë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button