Negociatat me RMV-në, Aselborn: Nëse Franca merr qëndrim pozitiv vendet tjera do ta ndjekin

Si vend keni bërë përpjekje të mëdha në rrugën drejt integrimit në BE, e nënshkruajtët Marrëveshjen e Prespës, e miratuat Ligjin për Prokurori, faktor kyç për çka vendet nuk dhanë dritë jeshile, porositi ministri i Punëve të Jashtme të Luksemburgut, Zhan Aselborn, në konferencën e sotme për shtyp bashkë me ministrin e Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, Nikolla Dimitrov, njofton Portalb.mk.

Mysafiri i lartë pastaj theksoi se vendi është i gatshëm për hapjen e bisedimeve, janë zbatuatr reforma dhe ka shtuar se Marrëveshje e Prespës, por edhe reformat duhet që të vazhdojnë që të zbatohen edhe pas zgjedhjeve.

“Jam i bindur se po lëvizni në rrugë të drejtë dhe e gjithë ajo është në interes të këtij vendi. Dera e BE-së është e hapur. Ju dëshiroj fat dhe do të bëjmë gjithçka që të fitoni mundësi në Bruksel që BE dhe Maqedonia e Veriut të munden të lëvizin në drejtim të njëjtë në vitet e ardhshme”, tha Aselborn, i cili theksoi se ajo nuk është vetëm në interes të Maqedonisë së Veriut, por të tërë rajonit dhe vetë BE-së.

Në lidhje me qëndrimin rezerv që e kanë vendet tjera të BE-së ndaj zgjerimit, përveç Francës, Holandës dhe Danimarkës, Aselborn ka theksuar se nëse Parisi e ndryshon pozitën e saj, atëherë sipas të gjitha gjasave edhe shtetet tjera do ta ndjekin shembullin e saj. Ai rikujtoi se Samitin e kaluar në Union, Franca ka “kryer trysni” për ndryshimin e metodologjisë për zgjerim dhe tha se do t’i pret raportet e Komisionit Evropian për vendet-kandidate.

“Komisioni Evropian dha raport pozitiv për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Nëse Franca merr qëndrim pozitiv, atë do ta ndjekin edhe vendet tjera. Nëse tani nuk kemi sukses, përveç që do të jetë dëmshëm për vendin tuaj, ajo do ta shkatërrojë edhe politikën evropiane në Ballkan”, tha Aselbron, duke shtuar se çdo shtet i ka parimet e veta, por duhet të jetë e vetëdijshme për interesat e përbashkëta.

Shefi i diplomacisë së Luksemburgut gjithashtu e theksoi nevojën për përforcimin dhe intensifikimin e bashkëpunimit mes vendeve të Ballkanit.

Në kuadër të vizitës, Aselborn do të takohet edhe me presidentin, Stevo Pendarovski.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button