Gjigantët e teknologjisë kanë filluar zhvendosjen e prodhimit nga Kina

Me luftën tregtare ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Kinës, e filluar vitin e kaluar dhe shpërthimin e Coronavirusit, firmat amerikane të teknologjisë si Apple, Microsoft dhe Google kanë filluar të lëvizin prodhimin në shtetet të tjera jashtë Kinës, si ekonomia e dytë më të madhe në botë.

Por, siç duket kjo nuk do të jetë e lehtë, pasi tashmë prodhimi nga Kinës është shumë më i ngulitur në zinxhirët e furnizimit amerikan se kurrë më parë.

Megjithatë tashmë vëmendja e gjigantëve teknologjikë është kthyer nga Vietnami dhe Tajlandë si dy vendet me potencialin më të lartë, transmeton Insajderi.

Google dhe Microsoft po përshpejtojnë përpjekjet e tyre për të zhvendosur prodhimin e pajisjeve kompjuterike në pjesë të tjera të Azisë. Problemi për të gjitha këto vende është se lëvizja e zinxhirëve të furnizimit do të jetë një detyrë e vështirë dhe Kina do të duhet të luajë një rol të madh. Kjo mund të nënkuptojë që rreziku është shumë më i lartë.

Google është i vendosur të fillojë prodhimin e një telefoni të mençur të ardhshëm me kosto të ulët, që përflitet se quhet Pixel 4a, në Vietnam menjëherë në muajin prill, ndërkohë që edhe iPhone i ardhshëm do të prodhohet gjithashtu në gjysmën e dytë të vitit.

Nga ana tjetër, Google ka kërkuar gjithashtu nga një partner prodhues në Tajlandë të përgatisë linjat e prodhimit për të ashtuquajturat produkte të saj “të zgjuara” shtëpiake, ndërkohë që Microsoft po shpreson të fillojë në Vietnam në tremujorin e dytë prodhimin e linjës së tij të kompjuterëve dhe tabletave.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button