PLD: Këto zgjedhje do të jemi në koalicion me partnerin tonë të deritanishëm LSDM

Anëtarët e Këshillit qendror të PLD kanë vendosur që këto zgjedhje të jenë në koalicion me partnerin e deritanishëm LSDM, tha kryetari i Partisë Liberale Demokratike, Goran Milevski.

“Në këshillin qendror që realizuam mbrëmë vlerësuam se koalicioni i deritanishëm me LSDM-në ishte i suksesshëm dhe vendosëm që në të ardhmen duhet të përmbyllen reformat dhe partia pret që vlerat liberale dhe kërkesat e tyre do të respektohen nga partneri LSDM”, tha Milevski.

PLD gjithashtu diskutoi edhe për kandidatët për deputetet të cilët më pas do t’i promovojnë në publik, transmeton A1on.

Ata po ashtu rikujtuan se në zgjedhjet e kaluara parlamentare nga tre deputetët e PLD-së që arritën të hynë në Kuvend, dy janë gra. Pothuajse 50 përqind i këshilltarëve të PLD-së në këshillat komunalë janë të gjinisë femërore.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button