S’ka raste të reja të koronavirusit, në Deve Bair do të testohet autobusi me turistë nga Sinpagori dhe Japonia

Në 24 orët e kaluara nuk ka pasur pacientë të rinj me koronavirus të testuar (KOVID-19), tha ministri i shëndetësisë Venko Filipçe. Pacientja e vetme e infektuar me koronavirus është në gjendje të qëndrueshme, testi është negativ, që do të thotë se ajo nuk mund më tej  të transmetojë më sëmundjen, por sipas protokollit, ajo do të testohet përsëri sot ose nesër. Vajza e saj u testua për KOVID-19, por testi është negativ, transmeton SDK, përcjell Portalb.mk.

Filipçe  tha se sot në mëngjes kanë pranuar informacion nga agjenci turistike të Maqedonisë se 20 turistë nga Singapori dhe Japonia do të vijnë në vendin tonë përmes vendkalimit kufitar Deve Bair nga Bullgaria.

“Për shkak se ata vijnë nga Rumania, ku ka një rast të regjistruar, qendra lokale e shëndetit publik është njoftuar dhe ato do të bëjnë kontroll të detajuar”, shtoi ministri.

Ministri ka paraqitur një propozim në Qeveri për rekomandimin për anulimin e tubimeve publike dhe ndeshjeve sportive pa shikues, që do të zgjatet deri në 13 mars. Vendimi do të shpallet pas seancës së sotme të qeverisë.

Dy turistë nga Australia dhe Singapori që u testuan në koronavirus dje ishin negativë dhe janë liruar nga Klinika e sëmundjeve infektive.

Me kërkesë të Ministrisë së shëndetësisë, në bashkëpunim me operatorët mobilë, prej dje të gjithë udhëtarëve që vijnë prej jashtë vendit, kur hyjnë në vendin tonë, u dërgon një mesazh me tekst me rekomandim të telefonojnë Institutin e Shëndetit Publik, nëse kanë simptoma të virusit, pavarësisht cili nga katër operatorët do të lidhë (T-Mobile, A1, Lajka Mobil dhe Telekabel).

Numri i të infektuarve në Evropë po rritet, tha Filipçe, ka arritur në 5,000, ndërsa rasti i parë është regjistruar edhe në Serbi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button