Dy herë më shumë portale janë paraqitur për reklamim të paguar politik nga ata në regjistrin e SHGM-së dhe KEMM

A do të “bëjnë para” anonimët mediatikë nga zgjedhjet e ardhshme parlamentare nga reklamimi i paguar politik?

Kjo pyetje parashtrohet logjikshëm pasi pothuaj në periudhë identike kohore janë promovuar dy regjistra të onlajn mediave në vend me dallim impozant për nga numri këtyre mediave.

Regjistri i onlajn mediave profesionale ”Promedia” u promovua nga Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM) dhe Këshilli për Etikë të Mediave kah fundi i dhjetorit të vitit 2019, ndërsa për publikun prej sot është funksionale dhe e arritshme edhe në ueb faqe. Sipas të dhënave aktuale, në këtë Regjistër janë shënuar gjithsej 101 onlajn media, duke i përfshirë mediat që publikojnë përmbajtje në gjuhë maqedonase dhe shqip dhe ata që publikojnë informata, përmbajtje zbavitëse apo arsimore të karakterit rajonal apo lokal.

Në periudhë pothuaj identike, Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) e publikoi Regjistrin e internet – portaleve  që sigurojnë reklamim të paguar politik për pjesëmarrësit në fushatën zgjedhore për zgjedhjet e parakohshme parlamentare që do të mbahen më 12 prill. Në këtë regjistër janë regjistruar madje i235 internet portale. Reklamimi i paguar politik në këto portale do të mbulohet nga buxheti shtetëror, kurse një portal do të mund të fitojë maksimum 15.000 euro.

Meta.mk”ka përgatitur pasqyrë në pjesën e internet-portaleve të cilat janë paraqitur në KSHZ për reklamim të paguar politik për zgjedhjet e ardhshme. Ndër ato, mund të gjenden portale të cilat janë të hapura nga fillimi i këtij viti, në vigjilje të publikimit të njoftimit nga KSHZ-ja që të gjitha mediat do të duhet të regjistrohen për reklamim të paguar politik. Në ueb-faqet e disa internet portaleve nuk kishte mundësi të futemi në momentin kur kemi kërkuar. Disa nga këto “media” kanë përmbajtje të publikuara tekstuale, por rastësisht ose jo, nuk e kanë paraqitur datën e publikimit të teksteve të tyre.

Nga Shoqata e gazetarëve të Maqedonisë (ShGM) sot kanë lëshuar një komunikatë në të cilën theksojnë se qëllimi kryesor i përpunimit të regjistrit të onlajn mediave profesionale ka qenë të përmirësohet kredibiliteti i tyre dhe të identifikohen ato media në Internet të cilat i respektojnë standardet për etikë në gazetari. Duhet të theksohet që pjesë e 101 onlajn mediave të përfshira në regjistrin “Promedia” as që janë paraqitur në regjistrin e KSHZ-së dhe nuk planifikojnë të emitojnë reklamim të paguar politik për zgjedhjet e ardhshme më 12 prill.

Për financim të fushatës mediatike të partive politike për zgjedhjet e ardhshme parlamentare nga buxheti shtetëror është planifikuar të shpenzohen rreth 6,5 milionë euro.

Ky tekst është përgatitur në kuadër të projektit “Оbservatori i reformave mediatike“, të cilin e realizon Fondacioni për internet dhe shoqëri “Metamorfozis“, me mbështetjen financiare të “Fondacionit “Shoqëri e hapur” – Maqedoni“. Përmbajtja e tekstit është përgjegjësi vetëm e autorëve dhe në asnjë mënyrë nuk i pasqyron pikëpamjet e Fondacionit “Shoqëri e hapur” – Maqedoni.

Ky tekst është përgatitur në kuadër të projektit “Оbservatori i reformave mediatike“, të cilin e realizon Fondacioni për Internet dhe Shoqëri “Metamorfozis“, me mbështetjen financiare të “Fondacionit “Shoqëri e Hapur” – Maqedoni“. Përmbajtja e tekstit është përgjegjësi vetëm e autorëve dhe në asnjë mënyrë nuk i pasqyron pikëpamjet e Fondacionit “Shoqëri e Hapur” – Maqedoni.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button