fbpx

Ja cilat lloje të kokëdhimbjeve kërkojnë vizitë të menjëhershme mjekësore?

Shkruan: Dr. Marta Dugonjiq – Mjeke e mjekësisë familjare për Panacea


Dhimbjet e kokës janë ndër problemet që pëson pothuajse çdo person dhe një nga simptomat më të zakonshme për të cilat shkohet për vizitë te mjeku. E rëndësishme është të njihet lloji i dhimbjes së kokës, nëse është e kalueshme apo shqetësuese, apo nëse është shenjë e diçkaje shumë më serioze, me bazë neurologjike ose sistemike.

Tre llojet më të zakonshëm të dhimbjeve të kokës janë:

  • Dhimbje koke si pasojë e tensionit
  • Migrena
  • Dhimbje koke klaster

Të njejtat prekin 40, 10 dhe 1 përqind të popullsisë.

Në shumicën e rasteve është e mundur të lehtësohen dhimbjet e kokës me analgjetikë dhe me ndryshimin e mënyrës së jetesës – më shumë pushim dhe marrje të mjaftueshme  të lëngjeve në organizëm.

Dhimbjet e kokës mund të ndahen në:

  • Primare ose
  • Sekondare, në varësi të origjinës.

Primaret janë kokë dhimbjet e tensionit dhe kllaster, si dhe migrena, ndërsa sekondare janë kokëdhimbjet e shkaktuara nga ndonjë infeksion, sëmundje vaskulare, ngjarje traumatike, proces intrakranial vaskular, pasojë e abuzimit me drogat, etj.

Dhimbja nuk del nga truri apo kafka, pasi ato nuk kanë receptorë dhimbjeje, por nga enët e gjakut të kokës dhe qafës, si dhe indet përreth – kokës, sinuseve, dhëmbëve, muskujve, nyjeve.

.

KOKËDHIMBJET E FORTA – ARSYET

Mekanizmi i saktë dhe shkaktari i disa dhimbjeve të kokës është akoma i panjohur. Ekzistojnë disa shkaktarë të caktuar që mund të shkaktojnë dhimbje koke të forta. Gjithashtu, por rrallë herë, kokëdhimbjet e forta mund të jenë pasojë e gjendjeve të rrezikshme për jetën.

MIGRENA

Forma më e zakonshme e kokëdhimbjeve të forta që shfaqet më shumë tek femrat sesa tek meshkujt dhe mendohet se vjen për shkak të ndryshimeve në qarkullimin e trurit dhe aktivitetit të qelizave nervore. Rreth 70% e migrenës është si pasojë e trashëgimisë familjare.

Migrena mund të shfaqet papritmas, zakonisht si pasojë e ndonjë shkaktari të caktuar siç është:

  • Gjumi i pamjaftueshëm
  • Stresi emocional
  • Ndryshimi i kohës
  • Drita e fortë ose zëri i lartë
  • Konsumi i alkoolit (sidomos vera e kuqe)
  • Çokollatat
  • Djathi dhe kashkavalli

Simptomat karakteristike janë:

  • Dhimbje pulsuese në njërën anë të kokës, me një intensitet të tillë që paaftëson aktivitetet e përditshme
  • Shfaqja e nauzes (dhe / ose të vjellat) që zgjasin nga 4 deri në 72 orë me ndjeshmëri ndaj dritës dhe zërave.
.

Kokëdhimbjet klaster

Lloji i dhimbjeve të forta të kokës që është më i zakonshëm te burrat, veçanërisht ata që pinë duhan në moshën e mesme.

Pamja tipike është shfaqja e dhimbjeve të kokës në valë, shumë herë gjatë ditës, për një periudhë prej një ose më shumë muajsh. Zakonisht prek vetëm gjysmën e kokës, me skuqje të syve dhe kapak të lëshuar lehtë në anën e sëmurë, ndërsa hunda është e bllokuar ose rrjedh.

Kokëdhimbjet klaster fillojnë papritmas dhe zgjasin nga 30 deri në 60 minuta dhe ofron siklet të dukshëm për personin i cili shqetësohet.

Hemoragjia subarachnoidale

Shpesh përshkruhet si dhimbja më e fortë e kokës që një pacient ka përjetuar ndonjëherë. Mund të shfaqet pa ndonjë arsye të dukshme, pas stërvitjes ose ngarkesës fizik, zakonisht për shkak të plasjes së aneurizmës së trurit.

Shenjat karakteristike janë: dhimbje koke shumë të forta, qafë e mpirë, shikim i dyfishtë, ndjeshmëri ndaj dritës, të folur të ngadaltë dhe murmuritje.

Sulmi në tru

Dhimbje koke të papritura që nuk ndalen, me simptoma të tjera si të folur të pashpjegueshëm dhe dobësi në njërën anë të trupit.

Meningitis

Inflamacioni infektiv i mbështjellësit të trurit është gjithashtu një nga shkaqet e dhimbjeve të forta të kokës, shoqëruar nga simptomat neurologjike: qafë e mpirë, papilloedema – për shkak të rritjes së presionit në kafkë, rritjes së temperaturës trupore dhe ndonjëherë edhe kruajtje.

.

Ndihma e parë gjatë kokëdhimbjeve të forta:

  • Marrja e mjaftueshme e lëngjeve
  • Pushim
  • Çlodhje
  • Shmangia e alkoolit
  • Të mos lodhen sytë (duke shikuar TV ose ekran kompjuteri, telefon)
  • Të mos shmangen vaktet ushqimore edhe përkundër nauzesë së mundshëm

Kur të kërkoni ndihmë nga mjeku?

Kur dhimbja e kokës nuk ndalet, ilaçet nuk ndihmojnë dhe dhimbja e kokës vetëm përkeqësohet, kur ekziston ndjenja e nauzesë dhe të vjellave, nëse ka simptoma të tjera të tilla si dobësi ose ndjesi shpimi gjilpërash në duar dhe këmbë, ose qafë të mpirë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button