Petre, nuk t’i jap përmendoret tani, lajmërohu pas zgjedhjeve, iu përgjigj Bogdanoviq Shilegovit

Deri në fund të zgjedhjeve, Qyteti i Shkupit nuk mund t’i marrë monumentet e projektit “Shkupi 2014” nga Komuna Qendër. Pasi kryetari i Shkupit Petre Shilegov tha që kishte dërguar kërkesë në Komunën Qendër , që kjo komunë t’ia jep në posedim monumentet për t’i zhvendosur ata, kryetari i Qendrës Sasha Bogdanoviq u përgjigj se ligji nuk e lejon atë gjë në periudhën kur janë shpallur zgjedhjet parlamentare, shkruan SDK, njofton Portalb.mk.

“Sipas Kodit zgjedhor, prona e shtetit nuk guxon të tjetërsohet gjatë periudhës së zgjedhjeve. Pas zgjedhjeve të 12 Prillit, do të shqyrtojmë kërkesën  e kryetarit Petre Shilegov. Unë nuk mundem të vendos kokë më vete nëse do t’ia jap përmendoret  apo jo. Vendim i tillë duhet të merret nga Këshilli i Komunës së Qendrës, siç ka qenë edhe vendimi i kryetarit të mëparshëm, Andrej Zhernovski, kur mirëmbajtjen ia ka dorëzuar qytetit të Shkupit ” thotë kryetari bogd për SDK.mk.

Shilegov thotë se është e rëndësishme që në të gjithë këtë proces të respektohen dispozitat ligjore dhe se do të presin që të kalojnë zgjedhjet.

“Për mua është me rëndësi që e fillova procedurën për të zgjidhur problemin e ‘Shkupi 2014’. Do të presim që zgjedhjet të kalojnë dhe menjëherë posa Këshillat e Komunës dhe të Qytetit të marrin vendimin për pranim-dorëzim, do të fillojmë me zhvendosje”, thotë Shilegov.

Shilegov njoftoi se pas zgjedhjeve ai do të kërkojë zgjidhje për të larguar galerët nga Vardari. Ato janë nën juridiksionin e Qytetit të Shkupit, por për të dëmshpërblyer pronarët që kanë kontrata me ish-kryetarin Koce Trajanovski nevojiten 6 milion euro. Qyteti nuk mund të ndajë kaq shumë para nga buxheti, prandaj Shilegov do të kërkojë para nga qeveria.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button