Iran, dy qytete në karantinë për shkak të koronavirusit

Irani të enjten vendosi në karantinë dy qytete si pjesë e përpjekjeve për të frenuar shpërthimin e koronavirusit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Qytetet Mazandaran dhe Gilan u mbyllën për turistët për të frenuar shpërthimin e Covid-19, njoftoi agjencia gjysmë zyrtare e lajmeve ISNA.

Numri i vdekjeve në Iran nga virusi është rritur në 107.

Ministri iranian i Shëndetësisë, Saeed Namaki u kërkoi qytetarëve që të mos shkojnë për pushime në një kohë kur shkollat janë mbyllur deri më 20 mars si masë shtesë shëndetësore.

Covid-19 u shfaq në Wuhan të Kinës dhjetorin e kaluar dhe tani është përhapur në mbi 80 vende.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), numri i përgjithshëm i vdekjeve është mbi 3.200 me më shumë se 95.000 raste të konfirmuara.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button