Willian refuzoi rinovimin me Chelsea, i “shkel syrin” klubit Italian

Braziliani Willian duket se nuk ka ndërmend të rinovoi kontratën me skuadrën e Chelsea, transmeton OraNews.

Fantazistit i përfundon kontrata në fund të sezonit dhe kërkohet nga disa klube prestigjioze të Evropës. Një ndër ekipet më të interesuar është Juventusi. “Zonja e Vjetër” ka ndezur sirenat për Willian, i cili del lojtar i lirë në fund të sezonit.

Siç shkruan “Daily Express”, ish-futbollisti i Shakhtar Donetsk ka gjetur pak hapësira me ekipin anglez dhe Juventusi shihen si destinacioni i ardhshëm për të. Bardhezinjtë nuk do të shpenzojnë për Willian pasi futbollisti është në fund të kontratës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button