Austriakët shpikin mënyrë të re në ndërtimin e urave (VIDEO)

Shkencëtarët në Universitetin e Teknologjisë në Vjenë kanë përfunduar punën në një formë të re të ndërtimit të urës, modeli i së cilës “hapet” dhe “mbyllet” sikur një çadër, transmeton Koha.net.

Ura është rreth 70 metra e gjatë dhe gjendet mbi lumin Lafnitz në kufi të Austrisë me Hungarinë, ku po ndërtohet një autostradë e re.

Për dallim nga projektet tjera të konstruksionit të urave, kjo urë është ndërtuar vertikalisht në vend të horizontales, dhe më pas është ulur përmes gypave në formë çadre për t’u përshtatur me kornizat në të dy anët.

Ekspertët kanë thënë për blogun e universitetit se lidhja bëhet ngadalë përmes sistemeve hidraulike.

Sipas tyre, ndërtimi i urave në këtë formë është më i shpejtë, më i sigurt dhe më i lirë.

Ekspertët kanë thënë se besojnë që një ditë kjo formë e konstruktimit do të jetë standarde në botë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button