Qyteti i Shkupit: Projekti për tunel nën Kala do të jetë gati në qershor

Projekti për tunelet nën Kala do të jetë gati në qershor e pas kësaj do të shpallet një tender për zgjedhje të kompanisë për ndërtimin e një rrugës së re në Shkup.

Në nënshkrimin e marrëveshjes për projektim midis Qytetit të Shkupit dhe konsorciumit maqedonaso-turk, në qershor të vitit kaluar u tha se projekti duhet të jetë gati për 6 muaj. Por për shkak se është një projekt i madh dhe kompleks, afati është zgjatur edhe për 6 muaj shtesë, njofton SDK, transmeton Portalb.mk.

Edhe pse ka vonesë në procesin e projektimit, kryetari Petre Shilegov beson se punimet ndërtimore në këtë projekt kapital për qytetin mund të fillojnë këtë vit. Mjete financiare për realizimin e tij do të kërkojë nga qeveria pasi vlerësimet tregojnë se do të duhen 30 milionë euro.

“Ndërsa operacionet e tunelit nën Kala vazhdojnë, jemi duke punuar edhe në projektin për të zgjeruar rrugën Brigada Maqedonaso-Kosovare në segmentin nga kryqëzimi me Bulevardin Sllovenia deri në rrugën Xhon Kenedi në Çair, si fazë e parë. Projekti është gati, së shpejti do të shpallim tenderin për kontraktuesin e punëve ndërtimore. Tani në këtë segment ka nga një korsi në të dy drejtimet, kurse me rindërtimin do të fitohen gjithsej 6 korsi. Ky segment është i rëndësishëm sepse me të do të duhet të lidhet rruga e re që do të ndërtohet me projektin e tuneleve nën Kala ”, thotë Shilegov.

Projekti tunele nën Kala, është i paraparë në Planin e përgjithshëm urbanistik qysh në vitin 1964, ndërsa kryetari Shilegov e paralajmëroi në një konferencë për shtyp në shtator të vitit 2019. Siç u paraqit, rruga do të do të fillojë nga Bulevardi Shën Klementi i Ohrit dhe do të ngrihet në lartësi ndërmjet gjashtë dhe nëntë metra. Pastaj, nga ndërtesa e Qeverisë, trafiku do të zhvillohet në një urë të re mbi lumin Vardar, që do të jetë e gjatë 173 metra dhe 20 metra e gjerë dhe do të ketë katër korsi. Ura do të vazhdojë në formë të viaduktit të gjatë 262 metra deri në hyrje të tunelit nën Kala. Trafiku nga tuneli do të vazhdojë në një rreth rrotullim në lartësi prej pesë metrash mbi rrugën e Plastikave.

Projektin për këtë rrugë po e bëjnë kompania turke “Mega Inzhenering Konsalting Sha” dhe Enti për testim të materialeve dhe zhvillim të teknologjive të reja nga Shkupi. Në nënshkrimin e kontratës në qershor të vitit të kaluar, projektuesi Boris Taneski i Entit për testim të materialeve, që i ka projektuar bulevardet e Ilindenit dhe Klimenti i Ohrit, tha se kjo rrugë do të jetë perla e qytetit.

“Ne jemi të vetëdijshëm se do të jetë një projekt i shtrenjtë, i vështirë dhe kompleks, por do të ketë një rëndësi të madhe për qytetin, shkarkimin e trafikut dhe lidhjen e dy anëve të Shkupit. Kur ta projektojmë urën do të mbajmë llogari që ai të mos jetë i zakonshëm por me pamje të veçantë dhe moderne”, tha Taneski.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button