Ndërroi jetë edhe anëtari i shtatë i familjes Alimi nga tragjedia në Rramanli

Sot në mëngjes ka ndërruar jetë edhe një person prej të lënduarve nga tragjedia me bombolën e gazit që përpara dy javëve ndodhi në fshatin e Kumanovës Rramanli, njofton Portalb.mk.

Numri i viktimave ka shkuar në 7. Bëhet fjalë për haxhi Eljasa Alimi.

Jozyrtarisht, më 23 shkurt aksidenti ka ndodhur derisa dy vajzat kanë ardhur mysafir te prindërit.

Nga Njësiti Antizjarr thanë se thirrjen e kanë marrë në ora 10:10, dhe kanë dalë në vendin e ngjarjes me një automjet dhe katër zjarrfikës.

“Arsyeja e zjarrit është eksplozivi nga bombola e gazit. Familjarët dhe fqinjët i kanë nxjerrë nga shtëpia të lënduarit, pas së cilës ne pas 1 ore e kemi fikur zjarrin”, thonë Zjarrfikësit.

Nga MPB kumtuan se rreth orës 10 në Kumanovë – fshati Rramanli, në shtëpinë në pronësi të Sh.A., nga shpërthimi i bombolës së gazit është shkaktuar zjarr në të cilën tre persona kanë humbur jetën, ndërkaq 6 të tjerë janë dërguar në Spitalin e Përgjithshëm në Kumanovë ku u janë konstatuar lëndime të rënda trupore, por për shkak të seriozitetit të lëndimeve janë transferuar në Qendrën Urgjente në Shkup.

Më vonë, nga lëndimet e marra ndërroi jetë personi i katërt.

Në vendin e ngjarjes kanë kryer ekspertizë prokurori publik dhe ekipi i SPB-Kumanovë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button