Shqiptarë në anijen që gjendet në karantinë në portin e Gjenova

Ekupiazhi i një trageti, plot 50 persona, ku ka udhëtuar një udhëtar pozitiv me koronavirus është bllokuar në gjëndje karantine në një port italian e mes personelit ka dhe shtetas shqiptarë, transmeton OraNews.

Anija Rhapsody e kompanisë së trageteve GNV është blokuar në portin italian të Gjenovas pasi një prej pasegjerëve që ka udhëtuar me të ka rezultuar pozitiv nga koronavisuri.

Personi i infektuar ka mbërritur me këtë traget në portin La Goulette të Tunizisë më datë 27 shkurt e disa ditë më vonë ka rezultuar pozitiv nga virusi.

Menjëherë është aktivizuar procedura e kontrollit shëndetësor për ekuipazhin e anijes dhe për pasegjerët që kanë udhëtuar me të.

Ndërkohë anija ka mbërritur në portin e Xhenovas për disa punime mirëmbajtje të përashikuara me kohë.

“Personeli i anijes rreth 50 persona është i përbërë nga shtetas të huaj kryesisht shqiptarë e filipinë, informon për mediat vendase, këshilltari i mbrojtjes civili i rajonit Liguria Giacomo Giampedrone.

Ekuipazhi, tha ai duhet të qëndroj dhe 10 ditë të tjera në izolim, e po vlerësojmë nëse do të qndrojnë në bordin e anijes apo në një strukturë shëndetësore private nën shpenzimet e kompanisë GNV.

Ka një monitorim konstant të personelit të cilët deri më tani janë negativ nga koronavirusi informon kompania, por për motive sigurie është ndaluar hipja në bord i personave të tjerë jo të autorizuar.

Ndërkohë këshilltarja e sektorit të shëndetësisë të rajonit Ligurie Sonia Viale për mediat ka deklaruar se në një mbledhje të posaçme është analizuar situatat e anijes Rhapsody është marrë vendimi që për të gjithë personelin të aplikohet procedurat parandaluese mbi emergjencën koronavisur, të parashikuara nga qeveria italiane.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button