Mësimdhënësit në RMV kanë pagat më të vogla kurse shpenzime më të larta të jetesës (infografik)

Në xhirollogarinë e dy prindërve të punësuar në arsimin fillor në RMV, në fund të muajit hyjnë gjithsej 800 Euro, në Shqipëri 1,000 Euro kurse në Kosovë 1,098 Euro. Shifrat ndryshojnë dhe bëhen alarmante në momentin kur njëri nga prindërit punon punë me pagë minimale. Mësimdhënësit ankohen për atë se nuk mund ta kalojnë muajin me këto paga kurse sipas ekspertëve, në Maqedoninë e Veriut përpos që pagat janë më të ulëta, shpenzimet janë më të larta në krahasim me vendet e lartpërmendura.

Shkruajnë: Ardit Ramadani dhe Rrita Syla.

Maqedonia e Veriut

Paga mujore për një mësimdhënës në arsimin fillor në Maqedoninë e Veriut është (400 Euro) që rezulton se një familje e cila ka të punësuar dy mësimdhënës në arsimin e fillor, të hyrat mujore i ka (800 Euro) kurse për të kaluar muajin një familje me katër anëtarë, sipas Lidhjes të Sindikatave të Maqedonisë së Veriut nevojiten (534 Euro).

Duke hequr harxhimet mujore, një familje e cila ka të punësuar dy mësimdhënës në arsimin fillor arrin që në fund të muajit të ketë (266 Euro) të mbetura për mjete shtesë jo të domosdoshme.

Në qoftë se grumbullojmë mjetet e fituara nga njëri prind i punësuar në arsim me prindin tjetër i cili punon një punë me pagë minimale, si mjete shtesë kësaj familje i ngelin (106 Euro).

Shqipëri

Paga mujore për mësimdhënësit e arsimit fillor në Republikën e Shqipërisë është (500 Euro), andaj sipas kësaj në xhirollogarinë e familjes e cila ka të punësuar dy mësimdhënës, në fund të muajit arrijnë (1000 Euro) kurse për të kaluar muajin një familje me katër anëtarë, sipas Instat nevojiten (619 Euro).

Në qoftë se mënjanojmë harxhimet mujore nga totali i të ardhurave mujore për këtë familje si mjete për shpenzime shtesë ngelin(381 Euro).

Nga ana tjetër, në qoftë se kemi të bëjmë me një familje 4 anëtarësh, në të cilën njëri prind është i punësuar në arsim kurse tjetri bën një punë e cila paguhet minimalisht, si shpenzime shtesë ju ngelin (92 Euro).  

Kosova

Një mësimdhënës në Republikën e Kosovës për çdo muaj merr (549 Euro), në llogarinë e një familjeje e cila ka të punësuar dy mësimdhënës në arsimin fillor, arrijnë (1,098 Euro). Nga ana tjetër, në mënyrë që një familje me katër anëtarë ta kaloje muajin pa problem, sipas Kosovo Agency of Statistics nevojiten (650 Euro).

Duke larguar harxhimet e nevojshme mujore për një familje me katër anëtarë në Kosovë, si mjete për shpenzime  shtesë ngelin (448 Euro).

E në qoftë se njëri nga prindërit bën një punë me pagë minimale kurse tjetri është i punësuar në arsim, si mjete shtesë apo jo të domosdoshme ju ngelin (69 Euro).

Sipas një mësimdhënëses, paga të cilën ajo e merr nuk i mjafton as për të mbuluar pagesat e faturave mujore, ajo përmendi rritjen e pagave duke shtuar se kjo rritje e vogël nuk është e mjaftueshme.

“Të jesh mësimdhënës në Maqedoni nuk është aspak e lehtë, duke filluar që nga problemet teknike deri tek paga më e ulët në rajon, e cila nuk mjafton as për të mbuluar pagesat e faturave mujore dhe që rrezikon të ardhmen e këtij profesioni. Edhe pse, gjatë viteve të kaluara ka pasur rritje të vogla të rrogave, përsëri nuk kënaqin nevojat elementare në krahasim me çmimet e larta të çdo sfere ekonomike” theksoi Gonxhe Mehmedi.

Për eksperten e fushës Shpresa Syla, të dhënat e siguruara nga ne janë shqetësuese për arsye se sipas saj këto shifra vetëm se ndikojnë në demotivimin e mësidhmënësve, ajo bën thirrje deri tek Sindikata e Arsimit të këmbëngulin për rritjen e pagave.

“Në qoftë se analizohen pagat e familjeve që kanë dy mësimdhënës në arsim , ne vendet e rajonit , vërejmë se në RMV, përpos që janë pagat  më të ulëta ,nga njëra anë , nga ana tjetër shpenzimet për jetesë janë më të larta. Nga pagat e mara në RMV-66.75%;Shqipëri-59% dhe  Kosovë 61.9% i dedikohen shportës së shpenzimeve” tha Shpresa Syla.

Marrë parasysh këto, mund të konstatojmë se një familje me një rogë mësimdhënësi dhe një rrogë tjetër minimale as në Kosovë, as në Maqedoninë e Veriut e as në Shqipëri nuk mund të ia dalë për shpenzime tjera shtesë pasiqë, sipas konstatimeve tona, mjetet shtesë të cilat ju ngelin janë shumë të vogla, edhe atë: Kosovë (69 Euro), Shqipëri (92 Euro), Maqedonia e Veriut (106 Euro).

Sipas kësaj, mund të thuhet se një familje në të cilën punon vetëm njëri prind, edhe atë në arsim nuk mund të i mbuloje as shpenzimet e patjetërsueshme për jetesë, mujore.

Me  termin mjete shtesë, apo shpenzime shtesë nënkuptojmë ata para të cilat ju ngelin jashtë shpenzimeve të nevojshme siç janë pushimet apo nevojat tjera personale të cilat nuk përfshihen në shpenzimet mujore.

Ky artikull është produkt i projektit “Young Journalists’ Network” I implementuar nga Democracy Lab. Ky projekt është i mbështetur me grant nga Ambasada e SHBA-ve. Mendimet, zbulimet dhe konkluzionet ose rekomandimet e paraqitura këtu janë të implementuesve/autorëve dhe nuk i reflektojnë domosdoshmërisht ato të Qeverisë së SHBA-ve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button